Banorët e Divjakës janë bërë bashkë sërish ditën e sotme para hyrjes së Parkut Kombëtar “Divjakë-Karavasta”. Ata po protestojnë kundër traut që është vendosur në hyrje dhe kundër pagesës për në park.
Banorët e indinjuar, shprehen para kamerave se vendosja e traut dhe pagesës është e jashtëligjshme.
Për shkak të protestës forca të shumta policie kanë mbërritur në zonë, ku nuk kanë munguar as përplasjet.
Banorët, kanë tentuar që të prishin traun ndërsa policia ka ndërhyrë duke i shpërndarë ato dhe ka krijuar një perimetër sigurie.
/e.d