Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në kryeqytetin e Maqedonisë, pasi një makinë në lëvizje ka qëlluar në drejtim të një makine tjetër. Si pasojë dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në spitalin e Shkupit, ku i është nënshtruar menjëherë një ndërhyrje kirurgjikale.
Personi i parë që ka humbur jetën është Naim Ahmeti, vëllai i një personi që merrej me fajde, i cili u vra disa vite më parë. Ndërsa personi i dytë, i cili gjithashtu ndodhej në makinë kur u qëllua me breshëri plumbash, u nda nga jeta në spital, për shkak të plagëve të rënda. Autorët janë larguar me shpejtësi dhe policia është ende në kërkim të tyre. Sakaq, motivi i kësaj ngjarje nuk është bërë ende i ditur, teksa çështja është në hetim e sipër.
ma.me