Gjatë këtyre ditëve të fundit, ka pasur përplasje mes protestuesve, kryesisht të rinj dhe forcave të Policisë.
Protestuesit kanë dëmtuar sinjalistikën rrugore, ndërsa policia është përgjigjur me kundragaz. Policia ka proceduar qindra persona dhe të tjerë të arrestuar.
I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, këshilltari strategjik i PAA-së, Arben Malaj është pëplasur me analistin dhe gazetarin e njohur Ilir Yeziri lidhur me situatën aktuale të protestave në vend.
Arben Malaj: Jam shumë i kujdesshëm të nxjerr konkluzione, sa i përket procedurave të shtetit ligjor. Por, prapë them, edhe ajo që ndodhi me Kastriot Islamin dhe ajo që ndodh me protestues të tjerë…
Gjëja e parë që bën Policia është të bëjë një sqarim, këshillim, të ndihmon të kuptosh nëse ke bërë ndonjë gabim. Jo, nuk është kështu. Ka qenë e turpshme mënyra e sjelljes me fermerët. E vuri Policinë Bashkiake kundër fermerëve të shkretë që mezi jetonin.
Ilir Yzeiri: Ti nuk ke moral që të dalësh aty! Nuk kam ardhur të dëgjoj Arben Malajn kur shan kundërshtarët e tij politikë.
Arben Malaj: Rama do të ketë një qëndrim armiqësor me të gjithë konkurentët dhe protestuesit ndaj tij.
Kjo rrezikon të përcillet më keq në ekonomi, çka do të thotë që Rama do të jetë viktimë e modelit që ka zgjedhur.
E rëndësishmë është që etja e Ramës për të qëndruar në pushtet të mos prishë të ardhmen demokratike.
Kam mbajtur qëndrim gjatë gjithë kohës edhe kur Partia Socialiste digjte goma të bllokonte rrugët kombëtare në prag sezonesh turistike kur ishim në opozitë. Kam mbajtur qëndrim në Parlament që as nuk i bija bilbilit dhe as nuk pëprlasesha kurrë me kolegët, sepse mendoj që ka hapësira të plota që ne të imponojmë atë që duhet të bëjmë më mirë. Jam kundër gjithë fushatës që vetëfinancohet nga Rama, që justifikojnë çdo gjë të keqe që bën qeveria.
Ajo që dua të them si ekonomist është që protestat kanë një rrënjë sociale dhe do të vijnë gjithnjë e më tepër në rritje, sepse është e theksuar që nga Schileri, që individi është një qenie e arsyeshme, por individi si pjesë e turmës është një kokëngjeshur që nuk ndikohet më në lëvizjen e tij, çka do të thotë që protestat kanë riskun që të dalin jashtë kontrollit dhe ajo që duhet ta menaxhojë duhet të jetë mënyra e sjelljes me të cilën Policia reagon ndaj protestave
g.kosovari