Një grup protestuesish që kishin bllokuar rrugën “Myslym Shyri” është përleshur pasditen e së dielës me policinë pas tentativës së kësaj të fundit për të liruar rrugën.
Nga pamjet e transmetuara LIVE në media, protestuesit kanë goditur forcat e rendit me mjete të forta, ndërsa disa prej tyre janë shoqëruar.
Policia ka përdorur spraj për t’i shpërndarë ndërsa disa persona të gjakosur janë fokusuar nga mediat. Ngjarja ka ndodhur në krah të Ministrisë së Financave.
/a.r











