• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përplasje e dhunshme me tifozët dhe Policinë në derbi, AMP arreston efektivin e Gardës

by B K
10/02/2025 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfshirja në incidentet e dhunshme të ditës së djeshme në derbin e kryeqytetit Partizani-Tirana, i ka kushtuar shtrenjtë një punonjësi të Gardës së Republikës.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftoi sot se arrestoi efektivin e Gardës, Ergi Ismaili, për përplasjen e fortë mes tifozëve dhe me Policinë e Tiranës gjatë ndërhyrjes për të vendosur rendin dhe qetësinë. Ai akuzohet për veprime të dhunshme dhe kundërshtim të forcave të policisë.

Gjithashtu AMP ka prangosur edhe një polic të Komisariatit të Vorës në kryeqytet, që u përfshi në aksident. Ai është Mentor Lika.

Njoftimi i AMP:
“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar punonjësin e Gardës Inspektor E.I., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”.

Arrestimi u bë i mundur pas veprimeve hetimore të kryera në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.4 në lidhje me ngjarjen e datës 09/02/2025, ku gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit, ka patur përplasje të dhunshme mes tifozëve, të cilat kanë sjellë si pasojë dëmtime fizike të disa personave në stadium, përfshirë edhe një punonjës të sigurisë së stadiumit edhe një punonjësi policie.

Gjithashtu Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë M.L., pranë Komisariatit të Policisë Vorë, i dyshuar për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi u krye pasi më datë 08/02/2025 rreth orës 19:00 në rrugën dytësore Marikaj – Vorë, duke drejtuar mjetin është përfshirë në aksident rrugor me një mjet tjetër. Nga verifikimi me testin matës të alkoolit rezultoi pozitiv në masën 1.06mg/l.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al”.

 

Next Post
Tentoi të dilte nga Shqipëria me 1 kg kanabis në makinë, pranga 38-vjeçarit nga Mali i Zi

Tentoi të dilte nga Shqipëria me 1 kg kanabis në makinë, pranga 38-vjeçarit nga Mali i Zi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zgjohuni sa s’është vonë”/ Balliu “tund” prangat në foltoren e Kuvendit: Po luftoni të mbushni xhepat e…

Dhuna në protestën e PD, policia çon Klevis Balliun në SPAK

March 1, 2026
Dronë dhe raketa në fund të Ramazanit? Irani këshillon SHBA: Rrini larg izraelit dhe nuk do lëndoheni

Djali i një studiuesi fetar, baba i 6 fëmijëve/ Ali Khamenei, kleriku i linjës së ashpër që udhëhoqi Iranin që nga viti 1989

March 1, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Bllokimi i rrugës në Librazhd, Rama: Zero korrupsion, ndikoi gjeologjia e vështirë

March 1, 2026
Sulm iranian mbi Tel Aviv, një i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur. Rubio anulon vizitën në Izrael

Sulm iranian mbi Tel Aviv, një i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur. Rubio anulon vizitën në Izrael

March 1, 2026
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Qasje e re”, Rama për ndryshimet në qeveri: Largimi i Ballukut për shkak të rrethanave! Do pres raportin…

March 1, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Nga protestat me qytetarë tek protestat me mercenarë

March 1, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

March 1, 2026
“Bye bye Ajatollah” | Nga sulmi mbi kompleksin te fotografia e trupit, orët e fundit të udhëheqësit suprem të Iranit

“Bye bye Ajatollah” | Nga sulmi mbi kompleksin te fotografia e trupit, orët e fundit të udhëheqësit suprem të Iranit

March 1, 2026
New York Times: Sulmi i Trump ndaj Iranit është i pamatur.

New York Times: Sulmi i Trump ndaj Iranit është i pamatur.

March 1, 2026
VIDEO / Gazetari iranian shpërthen në lot teksa jep lajmin për vrasjen e Khameneit

VIDEO / Gazetari iranian shpërthen në lot teksa jep lajmin për vrasjen e Khameneit

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In