• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përplasja/ Strazimiri: E kotë çdo përpjekje për t’i bërë barrierë Kuvendit, do rikrijojmë një PD më të fortë

by Java News
30/10/2021 22:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lezha e “Besëlidhjes”, Sali Berisha njoftoi se do të thërrasë në 11 dhjetor Kuvendin Kombëtar të PD për ndryshime statutore dhe që do të iniciojë procedurën për shkarkimin e Lulzim Bashës së kryetar partie.

Ish-deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri, është i bindur që nga ky Kuvend PD do të dalë më e fortë dhe e ribashkuar.

Strazimiri: Bëhet fjalë për thirrjen e një referendumi të partisë, ndryshimet stature dhe një pikë ku thuhet të ndryshme. Gjithçka do vendoset aty, gjithçka do ta vendosin delegatët me votën e  tyre të lirë. Do të rikrijojmë një PD më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur.

E ndërsa Basha e ka hequr referendumin nga statuti, Strazimiri thotë për Ora News në një intervistë me gazetarin Arnold Kariqi, se çdo tentativë për ti vënë barriera Kongresit është e kotë.

Strazimiri: Mund të heqësh çfarë të duash nga statuti, në fund fare të duhet dhe vota e Kongresit. Kongresi është sovrani i PD, vendos ai nëse do të ketë apo jo referndum, do parashikohet referendumi apo jo në statut. Që është  instrumenti më demokratik pyetja e anëtarësisë së vë njeri në dyshim, nuk ka as statut as kryetar që ta ndalojë. Të përpiqesh ti vendosësh barriera Kongresit, sovranit të PD, është debat i kotë që nuk kam ndërmend ti hyj.

Ai përjashtoi edhe mundësinë e kontestimit të firmave, duke deklaruar se të gjithë janë të identifikueshëm dhe shumë herë më shumë sesa duhen për të thirrur Kuvendin.

Strazimiri: Jo. Janë të gjithë të identifikuar me firma, funksione dhe numrin e kartës. Sipas statutit, 1/4 e anëtarësisë mbledh Kuvendin, pikë. Nuk ka asnjë diskutim. Firmat verifikohen nga Kryesia e partisë. Është zero mundësia e dikujt për të trukuar identitetin e pjesëmarrësve dhe zero mundësia e cilitdo të dyshojë te identiteti i pjesëmarrësve. Janë mbledhur shumëfish i asaj që duhen.

Javën e ardhshme lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të dorëzojë në selinë e Partisë Demokratike kërkesën për thirrjen e Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor, duke zgjedhur datëlindjen e Partisë Demokratike si momentin kulmor të përplasjes së tij me kreun aktual të PD-së, Lulzim Basha.

Berisha ka shfrytëzuar nenin 43 të statutit, i cili i jep të drejtë ¼ së delegatëve të Kuvendit për të mbledhur forumin më të lartë të partisë. /m.j

Next Post
Nëna denoncon arratisjen e të birit 14-vjeçar të pakënaqur nga prindërit e varfër: Do rroba të reja e të shtrenjta

Nëna denoncon arratisjen e të birit 14-vjeçar të pakënaqur nga prindërit e varfër: Do rroba të reja e të shtrenjta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Morën peng një 32-vjeçar dhe e dhunuan për para, 2 të arrestuar në Tiranë, 1 tjetër shpallet në kërkim

Morën peng një 32-vjeçar dhe e dhunuan për para, 2 të arrestuar në Tiranë, 1 tjetër shpallet në kërkim

April 13, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Rama mbledh Asamblenë e Partisë Socialiste të Vlorës

April 13, 2026
Hoxha takim me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fazë e re bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030”

Hoxha takim me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fazë e re bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030”

April 13, 2026
Sekretari i ardhshëm i Shëndetësisë i Hungarisë bëhet viral duke kërcyer në skenë pas fitores (VIDEO)

Sekretari i ardhshëm i Shëndetësisë i Hungarisë bëhet viral duke kërcyer në skenë pas fitores (VIDEO)

April 13, 2026
Përplasi një makinë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 42-vjeçari

Përplasi një makinë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 42-vjeçari

April 13, 2026
Kokaina në Frakull/ Pendohen dy të pandehurit, gati të “nxjerrin” bashkëpunëtorët

Kokaina në Frakull/ Pendohen dy të pandehurit, gati të “nxjerrin” bashkëpunëtorët

April 13, 2026
SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë/ Akuza, shkelje e barazisë në tendera

SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë/ Akuza, shkelje e barazisë në tendera

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

April 13, 2026
Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In