Policia e Elbasanit ka zbardhur ngjarjen e mbremshme kur në Lagjen “Dyli Haxhire” , ku makina e policise u godit nga nje mjet tjeter, qe nuk iu bind urdhrit te kontrollit.
Informacioni i plote
Në vijim të informacionit të dhënë gjatë ditës së djeshme për ngjarjen e ndodhur në Lagjen “Dyli Haxhire” , ku efektivat e policisë kishin dalë me qëllim zbatimin e një plan Operacioni që ka për qëllim verifikimin e mjeteve luksoze apo të dyshuara të trafikuara, ku gjatë kontrollit të ushtruar në në automjetin luksoz me një vlerë rreth 100.000 Euro, personit iu kërkua që të shoqërohej për verifikim të dokumentacionit.
Në momentin që mjeti po shoqërohej nga grupi Shqiponjat dhe nga një Patrullë Policie, një mjet tip “Audi” vjen me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe godet mjetin e Policisë .
Më pas mjeti që goditi mjetin e Policisë u fut në Tregun Ushqimor. Mjeti tip Audi dyshohet se është i blinduar.
Në lidhje me veprimet e mëtejshme të kryera nga ana e Policisë ju informojmë se:
Në mbështetje të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbadan kanë shkuar Renea dhe FNSH.
Policia ka bërë shoqërimin e disa personave që kanë qenë në ambientet e Tregut Ushqimor.
Nga Specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
L.Z, 26 vjeç banues në Elbasan.
Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë ditës së djeshme, shtetasi i lartpërmendur ishte pasagjer në mjetin tip “Range Rover” që drejtohej nga shtetasi K.Xh.
Mjeti ishte i dyshuar dhe u ndalua nga Policia me qëllim verifikimin e dokumentacionit në kuadër të zbatimit të plan –operacionit për kontrollin e automjeteve të dyshuara të trafikuara.
Gjatë kontrollit të banesës i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi materiali bimor i dyshuar Cannabis Sativa.
Ndaj tij, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
K.Xh. 35 vjeç banues në Elbasan
Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë kontrollit të banesës, të ushtruar nga efektivat e policisë grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
Një pushkë sportive pa leje
Ndaj tij, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal.
V.D, 44 vjeç banues në Elbasan
Arrestimi i tij, u bë pasi duke qenë me detyrë roje i tregut Agro – Ushqimor, ka kundërshtuar urdhrin e Punonjësit të Policisë duke mos lejuar hapjen e derës së tregut.
Ndaj tij materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik kryer në bashkëpunim” “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 236, 242, 302 të Kodit Penal.
Në vijim të veprimeve, Policia ka bërë identifikimin e drejtuesit të mjetiti tip “Audi” që goditi mjetin e policisë dhe po punojnë intensivisht për kapjen e tij.
Mjeti tip “Audi” dyshohet të jetë I blinduar dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe rezulton në përdorim nga P.Ç.
Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë sekuestruar 7 automjete, ku 3 prej të cilave dyshohen të jenë të blinduara, konkretisht:
Mjeti tip “Audi” në pronësi të shtetases E.Xh
Mjeti tip “Range Rover” në pronësi të shtetasit P.Ç
Mjeti tip Golf në pronësi të shtetasit E.H
Mjeti tip “Toyota”, i dyshuar i blinduar në pronësi të shtetasit G. N
Mjeti tip “Audi’” A8 i dyshuar i blinduar në pronësi të shtetasit P.Ç.
Mjeti tip “Audi” A8 i dyshuar i blinduar, në përdorim nga P.Ç
Mjeti tip “Golf”, në pronësi të shtetasit A. M.
Vijojnë veprimet për dokunentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe vijojnë kontrollet për kapjen e drejtuesit të mjetit që goditi mjetin e Policisë.
ma.me