• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përplasja me Yuri Kim/ Berisha i përgjigjet DASH: Kritikat nuk janë sulme! Ç’keni me mua pas 8 vitesh?

by A R
15/12/2021 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratës së zëdhënësit të Departamentit të Shtetit ndaj kritikave të tij në adresë të ambasadores së SHBA, Yuri Kim.

Berisha thekson se kritikat nuk janë sulme ndërsa shkruan se ka kritikuar qendrimin dhe deklaratat e ambasadores së SHBA, te cilat sipas tij, nuk kanë qenë në perputhje në vleresimin e tij me ligjet e vendit dhe Konventën e Vjenës.

Mes të tjerash ai nënvizon se se interpretimi i kritikave si sulme nuk është e drejte pasi është formë e pastër bullizmi diplomatik.

Postimi i plotë:

Pergjigje per deklaraten e zedhenesit te Departamenitit te Shtetit ndaj kritikave te mia ne adrese te ambasadores se SHBA ne Tirane, Zonjes Yuri Kim. Duke shprehur konsideraten time te larte per Departamentin e Shtetit dhe zedhenesin Ned Price dua te theksoj sa vijon:
Se pari ne bindjen time kritikat nuk jane sulme, une kam kritikuar qendrime dhe deklarata te ambasadores se SHBA, te cilat nuk kane qene ne perputhje ne vleresimin tim me ligjet e vendit dhe Konventen e Vjenes. Une mendoj se interpretimi i kritikave si sulme nuk eshte e drejte pasi eshte forme e paster bullizmi diplomatik.

Se dyti, populli shqiptar e do shume popullin e madh mik amerikan dhe qeverine e tij. Ato kane bere me shume se kushdo tjeter per lirine dhe sovranitetin e Shqiperise dhe Kosoves.

Se treti, shqiptaret si komb i lire sovran anetar i NATOs duan ti zgjedhin vete ne perputhje me ligjet e vendit dhe voten e tyre perfaqesuesit e tyre qofte ne Parlament apo dhe drejtimin e partive. Ata nuk presin nga askush dhe aq me pak nga perfaqesues te vendit qe ka bere me shume per sovranitetin e tyre te ju diktojne se cili deputet i zgjedhur prej tyre duhet te futet dhe cili nuk mund te hyje ne parlament as dhe qe te angazhohen ne loje me kukulla ne fushata brenda partiake per te mbeshtetur nje kandidat tashme te braktisur per aferat e tij nga anetaresia.

Se katerti, shqiptaret kane vuajtur me shume se çdo komb tjeter nga diktatura staliniste e diktatorit Enver Hoxha, i cili nder te tjera i kercononte ata me shprehjen se bar do te hame por SHBA nuk do tju nenshtrohemi. Keshtu qe mendoj se perdorimi i kesaj shprehje te diktatorit Hoxha pikerisht nga perfaqesuesja e SHBA si kercenim per anetaret e Partise Demokratike qe 30 vite me pare permbysen diktaturen hoxhiste eshte ofendim kolektiv i palejueshem dhe kjo meriton nje ndjese publike.

Per njerezit e lire arroganca nuk eshte virtut.

Se pesti, shqiptaret jane te bindur se fuqia e SHBA qendron para se gjithash ne lirite qe ju garantojne kushtetuta dhe ligjet qytetareve te ketij vendi te madh dhe frymezohen nga ky shembull. Ata presin qe perfaqesuesi i SHBA te inkurajoje lirine e shprehjes, mendimit dhe mediave dhe jo kurrsesi tju kerkoje gazetareve te censurojne veprimtarine politike te deputeteve apo politikaneve vendas.

Se gjashti, SHBA i kane dhene Shqiperise nje ndihme tejet te çmuar ne luften kunder korrupsionit dhe ne historine 30 vjeçare te demokracise asnjeri nuk ka luftuar sipas dokumenteve te pakontestueshme sa Sali Berisha korrupsionin dhe krimin e organizuar ne Shqiperi.

Tete vite pas largimit te tij nga pushteti Shqiperia sot thirret si narkoshteti i pare dhe i vetem ne Europe. Ajo sipas raporteve te DASH konsiderohet tani si qender operacionale e organizatave kriminale te rajonit, Europes, Amerikes se Veriut dhe Amerikes se Jugut dhe Lindjes se Mesme. Kurse sipas raporteve te Bankes Boterore vendi im renditej ne vitin 2020 i dyti ne bote per sa i perket ryshfetit.

Por pavaresisht nga te gjitha keto, ne nje rast unik ne histori Sekretari Blinken i dizinformuar nga lobim korruptiv i Edi Rames dhe protektorit te ketij te fundit multimilardierit George Soros ka shpallur me 19 maj 2021 Sali Berishen person non grata per korrupsion domethenes.

Ky eshte nje rast unik ne historine e botes qe nje person shpallet nongrata 8 vite pasi ka dhene doreheqjen nga cdo funksion drejtues dhe duke mos patur kurre nje akuze te ngritur per korrupsion nga ndonje institucion vendas apo i huaj, kundra tij apo familjes se tij dhe tre jave pasi partia e tij humbi zgjedhjet.

Lidhur me kete çeshtje duke konsideruar kete vendim kryekeput te pabaza dhe mirefilltas si nje hakmarrje politike te armiqve te mi dhe demokracise shqiptare, Edi Rama e George Soros une kam ngritur padi ndaj Sekretarit Blnken ne Gjykaten e Parisit.

Prandaj ju ftoj per hir te transparences te paraqisni ne gjykate ku une kam ngritur padi per shpifje çdo fakt, prove apo dokument qe ju apo cilido individ apo institucion mbi toke disponon per te faktuar akuzen dhe vendimin tuaj absolutisht pa baza.

Se fundmi, ju siguroj i nderuar zoti Price se shqiptaret ne teresi dhe demokratet ne veçanti presin krenar dhe thellesisht mirenjohes 100 vjetorin e marredhenieve midis dy kombeve dhe dy vendeve tona. Ata mbeten te vendosur te japin kontributin e tyre edhe ne 100 vitet qe vijne. sb

/a.r

Next Post
Horoskopi 5 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 16 Dhjetor 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

April 1, 2026
Bazë hetimore/ Përfituesit e amnistisë në burgje, policia kërkon ADN e atyre që do të lënë qelinë

Lirohet nga detyra Klevis Qose, Adriatik Kupi emërohet drejtor i Burgjeve

April 1, 2026
IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

April 1, 2026
Demo për Paketën e Maleve: 4 bashki të reja që miratuan zonat prioritare

Demo për Paketën e Maleve: 4 bashki të reja që miratuan zonat prioritare

April 1, 2026
Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

April 1, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

April 1, 2026
Kina dhe Pakistani paraqitin pesë propozime për rivendosjen e paqes në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme

Kina dhe Pakistani paraqitin pesë propozime për rivendosjen e paqes në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme

April 1, 2026
“Luftë frontale ndaj oligopoleve”, Berisha: Çmimi i naftës, më i lartë se në çdo vend të BE

“Luftë frontale ndaj oligopoleve”, Berisha: Çmimi i naftës, më i lartë se në çdo vend të BE

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Karakaçi: Po marrim në konsideratë propozimet e Shoqatës së Transportit

Çmimi i naftës, Karakaçi: Po marrim në konsideratë propozimet e Shoqatës së Transportit

April 1, 2026
Mbreti i Panairit

Ja si qelbet Kuba

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In