Sanksione të reja europiane kundër Rusisë nuk përjashtohen menjëherë pas tensioneve në brigjet e Krimesë dhe kjo çështje do të shqyrtohet në dhjetor, njoftoi sot ministrja austriake e Punëve të Jashtme, Karin Kneissl, vendi i të cilës ka presidencën e radhës së BE-së.
“Mbi çështjen e sanksioneve shtesë, kjo mbetet për t’u përcaktuar. Do të kemi një këshill (europian) të përbashkët në dhjetor”, tha për median Karin Kneissl, pas një takimi në Berlin me homologun gjerman, Heiko Mass.
“Gjithçka varet nga sjellja e dy palëve luftuese. Por kjo do të analizohet”, shtoi ajo, duke shtuar se aktualisht është fjala e njërit kundër tjetrit.
a.ç










