Një ditë pas protestës së opozitës policia ka nisur edhe ndalimet e para.
Pas analizimit të pamjeve të kamerave të sigurisë dhe pamje të tjera të siguruara nga policia gjatë protestës të së hënës janë arrestuar 7 persona ndërsa 15 të tjerë janë proceduar në gjendje të lire.
Ata akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës” dhe ”Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e persona të tjerë të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundraligjshme në këtë protestë të dhunshme.
Gjatë protestës së ditës së djeshme militantët e opozitës kanë thyer xhamat tek drejtoria e Policisë së Tiranës dhe ajo e shtetit.
Opozita mbajti ditën e djeshme protestën e pestë kombëtare, ky ndryshe nga protestat e kaluara, kjo e 13 majit ishte një protestë pushim. Protestuesit, të udhëhequr nga kreu i PD-së, Lulzim Basha marshuan për tre orë, duke kaluar nëpër pesë institucione të vendit.
g.kosovari