• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përplasja me Kinën/ Kryehetuesi i OBSH: Covid-19 doli nga laboratori i Wuhanit

by Java News
13/08/2021 18:36
A community volunteer uses her mobile phone near a barrier separating a residential compound in Wuhan, China's central Hubei province on April 2, 2020. - Wuhan, the epicentre of the coronavirus pandemic, is very slowly re-emerging from more than two months of demoralising lockdown. But endless rows of plastic yellow or blue barriers now run along streets throughout the city of 11 million people, just one indication of how life for its traumatised residents remains severely disrupted. (Photo by NOEL CELIS / AFP) (Photo by NOEL CELIS/AFP via Getty Images)

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kthehen sërish në vëmendjen mediatike dyshimet se burimi i COVID-19ës ishte laboratori i Uhanit në Kinë. Dyshimet vijnë të përforcuara kur dalin nga goja e Peter Ben Embarek, kreu i ekipit të hetuesve të OBSH-së që kryen hetime të terren në Kinë në fillim të këtij viti. Mjaft interesante është hipoteza e hedhur prej tij në një dokumentar të transmetuar të Enjten në televizionin publik danez TV2.

“Një punonjës i laboratorit u infektua, teksa punonte në një shpellë me lakuriqë nate ku grumbullonte kampionë. Një skenar i tillë që mund të lidhet me një rrjedhje nga laboratori, mund t’i përshtatet hipotezës tonë të transmetimit direkt të virusit nga lakuriqët tek njeriu. Është një hipotezë që e konsiderojmë të mundshme”.

Kina ka reaguar furishëm ndaj çdo sugjerimi që pandemia, e cila ka vrarë të paktën 4.3 milion njerëz që kur u shfaq në qytetin Wuhan në Dhjetor 2019, ishte shkaktuar nga keqpërdorimet që përfshinin një nga laboratorët e saj.

Megjithatë, Pekini zyrtar hodhi poshtë këto pretendime. Zyrtarët kinezë thanë për të përditshmen vendase në anglisht Global Tajms se studimi i OBSH-së është i bazuar në evidenca jo-shkencore. Ata thonë se nëse ka dyshime se virusi mund të ketë dalë nga laboratorët, janë ata në Shtetet e Bashkuara që duhet të hapin dyert për hetime.

Kina akuzon Uashingtonin se po nxit politizimin e çështjes. I pari që hodhi dyshime mbi origjinën laboratorike nga Uhani të COVID-19ës ishte ish-presidenti amerikan Donald Tramp, i cili u përball me kritika të ashpra nga kundërshtarët demokratë. Megjithatë, në fillim të këtij viti, pasardhësi i tij demokrat Biden kërkoi që hetimet të mos e përjashtojnë këtë pistë, duke iu bazuar tek dyshimet e arsyeshme nga disa raporte të shërbimeve ushtarake të zbulimit amerikan./m.j

Next Post
“Mekanizma detyrues për vaksinimin!”/ Bino, detaje mbi situatën në Shqipëri: Shumica e rasteve të reja me Delta janë të rinj

“Mekanizma detyrues për vaksinimin!”/ Bino, detaje mbi situatën në Shqipëri: Shumica e rasteve të reja me Delta janë të rinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In