• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përplasja me armë në Bulqizë/ Arrestohen 4 persona vetëm pas 14 muajve, 3 në burg dhe 1 në ‘arrest shtëpie’

by
25/01/2022 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Dibrës ka finalizuar operacionin e koduar ‘Liqeni i Zi’ në kuadër të të cilit janë lënë në burg tre persona ndërsa një tjetër në arrest shtëpie. Më konkretisht, arrest me burg është caktuar për Shaqir Tollja, Erlind Tollja dhe Loraldo Lika ndërsa për Aleksandër Algerin është caktuar masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur dy vite më parë në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, ku për shkak të një konflikti të mëparshëm për kromin, Shaqir Tollja me kushëririn e tij Erlind Tollja teksa udhëtonin me automjetin e tyre janë përplasur me armë zjarri me Besmir Zenelin dhe Aleksandër Algerin.

Konfliktet e Tolljas dhe Zenelit

Familjet Tollja dhe Zeneli kanë konflikte të vjetra për fabrikën e Ferrokromit në Tërnovë e cila është në pronësi të familjes Tollja, dy vite më parë autori i atentatit, Besmir Zeneli ka rrahur djalin e Shaqirt, 15-vjeçar.

Gjatë atentatit të dy viteve më parë, autori  ka ndjekur makinën e Erlind Tollës ku dhe ka qëlluar me armë zjarri ndaj Erlind dhe Shaqir Tollës, kushërinj mes tyre. Dy personat, shënjestër të këtij atentati u shoqëruan për të dhënë dëshminë pranë grupit hetimor.

Ndërkohë në një bisedë për Report Tv, Shaqir Tollja, i cili i shpëtoi atentatit, tha asokohe se Besmir Zeneli e ka rrahur më parë atë dhe djalin e tij 15-vjeçar dhe pas denoncimit në polici nuk është bërë asgjë pasi dyshon se e mbron shefi i komisariatit.

“Fabrikën e përpunimit të kromit nuk e ka familja ime, por kushërinjtë. Vetëm se kemi mbiemrin e njëjtë, Besmir Zeneli na sulmon më mënyrë të vazhdueshme. Në gusht ka qëlluar djalin tim 15 vjeç, në shtator më ka rrahur mua dhe tani tentoi të vrasë djalin tim 26 vjeç. Fabrika e ferrokromit është aktualisht e mbyllur por më parë ka qenë në bashkëpronësi mes  Zenelit dhe kushërinjve të mi. Unë jam minator, nuk kam fabrikë. Zenelin e kam denoncuar në polici në gusht, por policia nuk ka marrë asnjë masë. Dyshojmë se ka lidhje me shefin e komisariatit. Ende nuk është arrestuar edhe pas ngjarjes së sotme”-deklaronte asokohe Tollja.

Policia e Dibrës deklaron se personat në fjalë akuzohen për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpunim,  e mbetur në tentativë, “Mbatje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

“Nga tërësia e  veprimeve hetimore të kryera, informacionet e marra në rrugë operative dhe provave ligjore(shkencore) të siguruara, është arritur të dokumentohet ngjarja e ndodhur në datën  20 nëntor 2020, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë , ku për shkak  të një konflikti të mëparshëm  për motive pronësie, shtetasit Sh. T. dhe  E. T., duke udhëtuar me automjetin e tyre, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që udhëtonin shtetasit B. S.(Z), dhe A. A.,  të cilët u janë kundërpërgjigjur duke qëlluar  me armë zjarri. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në këtë ngjarje është përfshirë dhe shtetasi L. L., i cili ka kryer veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës. Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër e cila ka caktuar masat e sigurimit të arrestit për këto shtetas si të dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpunim,  e mbetur në tentativë, “Mbatje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.”-njofton Policia.

/b.h

Next Post
Në lagje njihej si ‘anglezi’/ Bledar Muça u qëllua nga afër nga vrasës profesionist. Fqinji: Një nga autorët iku me armën në dorë

Ekzekutimi mafioz i Bledar Muçës/ Prokurorët dhe policët belgë krijojnë identikitin e njërit nga vrasësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Hoxha mbledh shtabin e posaçëm, ja masat e para për sigurinë e shqiptarëve në Lindjen e Mesme

Ministri Hoxha mbledh shtabin e posaçëm, ja masat e para për sigurinë e shqiptarëve në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
SHBA: Na duhen vetëm 4-6 javë që të shkatërrojmë ushtarakisht Iranin

SHBA: Na duhen vetëm 4-6 javë që të shkatërrojmë ushtarakisht Iranin

March 6, 2026
“Shok” i madh për Amerikën, inteligjenca ruse në shërbim të Iranit?

“Shok” i madh për Amerikën, inteligjenca ruse në shërbim të Iranit?

March 6, 2026
“Shumë produkte do të mungojnë”, alarmi i Katarit: Do ndalojmë prodhimin e gazit, ekonomia po rrëzohet

“Shumë produkte do të mungojnë”, alarmi i Katarit: Do ndalojmë prodhimin e gazit, ekonomia po rrëzohet

March 6, 2026
Gazeta gjermane “Der Spiegel” analizon situatën në Kosovë: Kurti, politikan autoritar

Gazeta gjermane “Der Spiegel” analizon situatën në Kosovë: Kurti, politikan autoritar

March 6, 2026
Si erdhën muxhahedinët në Shqipëri? Mediu: Berisha pranoi vetëm disa, Rama i mori të gjithë

Si erdhën muxhahedinët në Shqipëri? Mediu: Berisha pranoi vetëm disa, Rama i mori të gjithë

March 6, 2026
Adriatik Lapaj paralajmëron ngritjen e çadrave para Kryeministrisë

Adriatik Lapaj paralajmëron ngritjen e çadrave para Kryeministrisë

March 6, 2026
Gati të plasë lufta në Europë, inteligjenca lituaneze ndez sirenat e alarmit: Putin do sulmojë

Gati të plasë lufta në Europë, inteligjenca lituaneze ndez sirenat e alarmit: Putin do sulmojë

March 6, 2026
Ish-kandidatja për deputete jep dorëheqje nga posti në PD dhe shpërthen në kritika të ashpra: Partia nuk po hapet

Ish-kandidatja për deputete jep dorëheqje nga posti në PD dhe shpërthen në kritika të ashpra: Partia nuk po hapet

March 6, 2026
Fshati në Fier më shumë banesa se njerëz, qendra shëndetësore është kthyer në gërmadhë

Fshati në Fier më shumë banesa se njerëz, qendra shëndetësore është kthyer në gërmadhë

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In