• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përplasja fizike e biznesmenes nga Lazarati dhe faktet për zhdukjen e 150 mijë eurove

by Java News
19/11/2019 23:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në media sot doli lajmi i dhunimit të një biznesmeneje nga Lazarati i Gjirokastrës, e cila pretendon se është dhunuar nga nipi i burrit të saj. Dhunuesi i dyshuar u shoqërua nga policia, dhe më pas u la i lirë.

Emisioni “Stop” në Tv Klan trajtoi mbrëmjen e sotme këtë rast dhe ka siguruar pamje ekskluzive të “dhunimit” të pretenduar të biznesmenes.

Në pamjet e kamerave të sigurisë së biznesit të Lavdie Buzherit ku pretendohet që ndodhi përplasja fizike, duket qartë që nipi i bashkëshortit të saj nuk e ka sulmuar.

Këtë histori, emisioni “Stop” po e investigonte prej disa kohësh, pasi problematika që kulmoi sot i ka rrënjët disa vite më parë. Hajro Buzheri, kunati i biznesmenes Lavdie Buzheri, ishte emigrant në Janinë të Greqisë që prej vitit ’90.

Aty bënte punë të ndryshme krahu dhe deri në vitin 1999 kishte kursyer 30 milionë Dhrahmi, që me kursin e këmbimit sot i bien rreth 150 mijë Euro. Këto kursime i kishte mbyllur në një bankë greke në Janinë. Fatkeqësisht, në vitin 1999 Hajro Buzheri ndërron jetë si pasojë e një sëmundje në mëlçi.

Pas vdekjes së tij, zhduken edhe paratë. Djemtë e të ndjerit kërkuan paratë dhe dyshuan se mund t’i kishte marrë xhaxhai i tyre Islam Buzheri në bashkëpunim me drejtorin e bankës greke në Janinë.

 

Gazetari i emisionit “Stop” udhëtoi drejt Janinës, aty ky u takua me Rigers Buzherin. Ky i fundit është njëri nga djemtë e të ndjerit. Rigersi ka shpjeguar për emisionin “Stop” se si zbuluan për mungesën e kursimeve të babait të tyre.

 

Rigers Buzheri: Kam një problem këtu në Janinë, një problem me bankën greke N***, aty kemi pasur një depozitë të babait tonë i cili për fat të keq nuk jeton më që prej vitit 1999. Kemi pasur një depozitë prej 30 milionë Dhrahmi. Dhe pas disa kohësh kur ne kemi zbuluar librezën e asaj depozite kemi vënë re që këto Dhrahmi janë tërhequr pas vdekjes së babait tonë.

Ndërsa bashkëshortja e të ndjerit thotë se ka qenë në dijeni të kursimeve në bankën greke në Janinë, vetëm kur pa librezën që ato ishin tërhequr.

Bashkëshorta e të ndjerit: “Shkaku që ai humbi jetën jetën, kishte cerozë në mëlçi. Dhe vazhdoi gati 1 vit i sëmurë, kaluam në Janinë, në spital, atje humbi jetën. Dhe gjatë gjithë kohës punonte, ikte në Greqi, vinte. Punonte, në suva, çfarë t’i dilte përpara, punëtor ishte. Vinte në shtëpi, ikte prapë andej, kishte vënë Lekët në bankë. Isha në dijeni të shumës së parave që ishin në bankë. Pas humbjes së bashkëshortit, marr librezën shikoj ishin tërhequr paratë nga libreza, ishin marrë”.

Vëllai i të ndjerit, Islam Buzheri e pranon që i ka tërhequr ai 30 milionë Dhrahmi (150 mijë Euro) nga banka greke. Kjo duket në bisedën që bën me nipin Alfons Buzheri, ku pranon se ka tërhequr nga banka kursimet e babait të tij dhe nuk ia ka dhënë.

Xhaxhai Islam Buzheri: Do më falësh, që ndodhi kjo …! Më dëgjo pak me kujdes!

Nipi Alfons Buzheri: Lekët e babës tim…, lekët! Të lutem lekët e babës tim, që janë marrë nga banka! Pse i ke marrë?

Xhaxhai Islam Buzheri: Këtu me mua, janë marrë lekët..

Nipi Alfons Buzheri: Pse i ke marrë?

Xhaxhai Islam Buzheri: Tani, po më filmon mua?

Nipi Alfons Buzheri: Po të filmoj, pse mos të filmoj?!

Xhaxhai Islam Buzheri: Lekët, e parë e punës, janë marrë nga unë.

Nipi Alfons Buzheri: Nga ty …?! Janë marrë nga ty?

Xhaxhai Islam Buzheri: dhe kjo punë s’ka lidhje me këtë çështje.

Eksperti Arben Malaj shpjegon se vjedhja e këtyre parave nuk është më çështje administrative e bankës në Janinë, por vepër penale. Sipas tij, Prokuroria e Gjirokastrës duhet të nisë hetim se si kursimet e të ndjerit Hajro Buzheri u zhdukën nga banka greke dhe familja e tij nuk mori asgjë, por rezulton që janë tërhequr nga vëllai.

Arben Malaj: Rasti konkret tashmë është një çështje penale, fatkeqësisht midis pjesëtarëve të një familje, dhe ka vetëm një rrugë, rrugën gjyqësore. As bankat greke, por dhe po të kishte ndodhur në bankat shqiptare, nuk mundet ta ndihmonin dot palën e dëmtuar pa një vendim gjyqësor. Janë jo të pakta rastet dhe në realitetin shqiptar ku shumë familje janë futur në grindje pikërisht për mungesën e kulturës ligjore të ndarjes së pasurive të tyre, edhe kur janë gjallë, por sidomos kur personat që kanë vdekur nuk kanë lënë një testament për të qartësuar raportet e ndarjes së pasurisë së tyre. Dhe në këtë aspekt është mirë që të bëjmë një sensibilizim publik, pra media, banka qendrore, shoqata e bankave, duhet të sensibilizojnë gjithnjë e më shumë depozituesit shqiptarë, punonjësit shqiptarë, kursimtarët shqiparë, që ato që nxjerrin me aq shumë sakrificë e djersë të mos e humbasin për shkak të pakujdesive në aspektin ligjor në çdo lloj marrëdhënie që krijohet midis tyre. /tvklan

 

Next Post
FOTOT/Poligamia moderne,  800 km për të humbur virgjërinë me burrin 24 vite më të madh dhe miken e tij

FOTOT/Poligamia moderne, 800 km për të humbur virgjërinë me burrin 24 vite më të madh dhe miken e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Komisioni Europian: S’ka ngrirje fondesh për agjendën dixhitale të Shqipërisë

Komisioni Europian: S’ka ngrirje fondesh për agjendën dixhitale të Shqipërisë

January 16, 2026
Mosmarrëveshje SHBA-Danimarkë për Groenlandën, Trump: Është jetike për sigurinë tonë, NATO të na udhëheqë ta arrijmë

“Jam mbret i tarifave”/ Trump vijon “kërcënimet”: Mund t’i vendos edhe për vendet që s’bien dakord që të marrim Groenlandën

January 16, 2026
Berisha: Rama sulmon drejtësinë për të mbrojtur veten e tij

Paralajmëron spastrime masive në PD, Berisha: S’kanë vend ata që bashkëpunojnë me PS

January 16, 2026
Rama paralajmëron ndryshimin e Rregullores se Kuvendit: Rrugaçëria në Parlament duhet të marrë fund! Të hiqet ‘pengmarrja’..

Rama: Ministria e Jashtme një dështim, sikur atje punojnë vetëm ministrja, roja dhe…

January 16, 2026
Chaoyang i Pekinit synon të bëhet vendi kryesor për turistët globalë

Chaoyang i Pekinit synon të bëhet vendi kryesor për turistët globalë

January 16, 2026
“Rast unik, kryeministri urdhëroi hakerimin e dosjeve të SPAK”- Berisha: Hakeruesi futi duart e zeza në dosje dhe tha…

“Rast unik, kryeministri urdhëroi hakerimin e dosjeve të SPAK”- Berisha: Hakeruesi futi duart e zeza në dosje dhe tha…

January 16, 2026
“Paradite mbroni drejtësinë, pasdite shani SPAK me libër shtëpie”, Salianji akuza Berishës: Sjellje me dy standarde

Berisha deklaroi se nuk kandidon përballë Salianjit se është vetëpërjashtuar/ Ish-deputeti: Askush nuk është mbi Kushtetutën e PD

January 16, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

PS-ja u bë super e fortë, sepse PD-ja u superdobësua

January 16, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Kontrata 6 milionëshe e lobimit në SHBA/ Kompania amerikane nxjerr zbuluar Berishën: U pagua nga PD

January 16, 2026
SHBA “po angazhohen më fort” në Ballkan, ndërsa sanksionet për Dodik mund të rikthehen

SHBA “po angazhohen më fort” në Ballkan, ndërsa sanksionet për Dodik mund të rikthehen

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In