Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kana’ani ka deklaruar se muxhahedinët do të jenë gjithmonë një kërcënim për sigurinë e Shqipërisë, duke i cilësuar ato si terroristë.
Ai është shprehur se kjo ka qenë edhe arsyeja që qeveria i dëboi dhe qeveritë e tjera refuzuan t’i pranonin, ndërsa bën thirrje që Shqipëria ta marrë seriozisht kërcënimin.
“Shpresojmë që qeveria shqiptare të korrigjojë gabimin e saj në pritjen e këtyre terroristëve. MEK organizatë terroriste”, ka thënë ai.
Kujtojmë se mëngjesit e ditës së djeshme Policia e Shtetit zhvilloi një aksion në kampin e MEK, në Manëz, ku u shoqërua me tensione të forta dhe kundërshti të iranianëve për të zhvilluar kontrollet.
/f.stafa