• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përplasja e “Audit” të blinduar me mjetin e policisë, hetim për tentativë vrasjeje

by A R
21/09/2017 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Krimeve të Rënda fillon hetimet për ngjarjen e ndodhur në qytetin e Elbasanit, mesnatën e 18 shtatorit, ku një automjet luksoz goditi makinën e një zyrtari të policisë, shkruan “Panorama”.

Burimet nga organi i akuzës thanë se hetimi ka nisur, bazuar në kompetencën lëndore që kanë krimet e rënda për të proceduar veprat, të cilat kanë të bëjnë me rrezikimin e jetës së punonjësve të policisë, kur ata janë në detyrë.

Një burim i organit të akuzës bëri me dije dje për gazetën “Panorama” se hetimi po zhvillohet për veprën penale “vrasje në rrethana cilësuese për shkak të detyrës ndaj punonjësve të policisë, e mbetur në tentativë”. Burimet e Prokurorisë thanë se hetimi është regjistruar për këtë vepër penale, por ende nuk ka persona konkretë, të cilëve u atribuohet kryerja e këtij krimi.

Formulimi i akuzës mësohet se është bërë bazuar në provat e para të mbledhura në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se makina me targa AA 040 OJ ka qenë e blinduar dhe përdorimi i saj për goditjen e automjetit të zv.drejtorit të policisë së Elbasanit, ka rrezikuar të sjellë pasoja fatale për efektivat e rendit.

Për këtë arsye, Prokuroria e Krimeve të Rënda po kryen hetime bashkë me Policinë e Shtetit në lidhje me incidentin e rëndë që ndodhi rreth orës 22.00 të datës 18 shtator në rrugën “Dyli Haxhire”, pranë tregut ushqimor në Elbasan.

HETIM POLICISË

Krahas hetimeve në lidhje me autorët e krimit, të cilët, të paktën zyrtarisht, janë ende në proces evidentimi, në hetim janë edhe veprimet e policisë. Më konkretisht, më- sohet se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka nisur hetimet për rregullsinë e veprimeve të policisë.

Burimet zyrtare thanë se po shikohet plani operacional, numri i efektivave pjesëmarrës në aksionin e kontrolleve, zbatimi i rregullores së brendshme dhe çdo veprim tjetër i kryer nga ana e efektivave të policisë.

Deri më tani nuk ka të dhëna për ndonjë thyerje të rregullave nga ana e policisë, por mësohet se hetimi në këtë drejtim është i nevojshëm për të verifikuar zbatimin e procedurave standarde nga ana e efektivëve të policisë./a.m.

Next Post
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Topallaj: Jemin, mos e poshtëroni PD më shumë se kaq

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Topallaj: Jemin, mos e poshtëroni PD më shumë se kaq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Lufta me Rusinë-Zelensky: Ukraina përfaqësohet vetëm nga një delegacion politik në bisedimet në SHBA

March 20, 2026
Lufta e Tretë e Gjirit: I njëjti gabim, me pasoja shumë më të mëdha

Lufta e Tretë e Gjirit: I njëjti gabim, me pasoja shumë më të mëdha

March 20, 2026
Vritet zëdhënësi i Pasdaranëve, Lindja e Mesme mes breshërisë së raketave, Netanjahu: Shkatërruam Iranin

Vritet zëdhënësi i Pasdaranëve, Lindja e Mesme mes breshërisë së raketave, Netanjahu: Shkatërruam Iranin

March 20, 2026
Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Përfundojnë në pranga dy persona

Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Përfundojnë në pranga dy persona

March 20, 2026
Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

March 20, 2026
“Pas 12 vitesh, qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve”, Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe nuk ka mbrojtur qytetarët

“Pas 12 vitesh, qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve”, Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe nuk ka mbrojtur qytetarët

March 20, 2026
SHBA dërgon aeroplanmbajtëse dhe 2.500 marinsa në Lindjen e Mesme

SHBA dërgon aeroplanmbajtëse dhe 2.500 marinsa në Lindjen e Mesme

March 20, 2026
“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

March 20, 2026
Raketat drejt Turqisë/ Lideri Suprem Mojtaba Khamenei: U lëshuan nga Izraeli, jo nga Irani

Raketat drejt Turqisë/ Lideri Suprem Mojtaba Khamenei: U lëshuan nga Izraeli, jo nga Irani

March 20, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Parashikimi i motit për fundjavën, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In