Një shqiptar ka rënë në pranga në Greqi, pasi ka përplasur për vdekje një të ri që po udhëtonte me skuter elektrik.
Sipas mediave greke, 60-vjeçari shqiptar përplasi me makinë një 26-vjeçar në zonën e Ampelas në Paros. I riu ka qenë duke lëvizur me skuter kur është përplasur nga makina e 60-vjeçarit.
Ai është transportuar me urgjencë në spital por nuk ka mundur të mbijetojë. Shqiptari është arrestuar ndërkohë që shkaqet dhe rrethanat e sakta të aksidentit rrugor janë duke u hetuar nga policia.
/a.r