Një aksident me pasojë plagosjen e një fëmijë të mitura ka ndodhur në Shkodër.
Policia bën me dije se shtetasin O. M., 28 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin e tij, në lagjen “Qemal Stafa”, ka goditur këmbësorin, shtetasin e mitur 12-vjeçar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
12-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë 28-vjeçari është proceduar në gjendje të lirë.