Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:10, në fshatin Portëz, ku një automjet tip “Opel” ka aksidentuar për vdekje shtetasijn Yzedin Arapi, 55 vjeç, banues në Portëz.
Pas aksidentit drejtuesi i mjetit V.P, 54 vjeç, është larguar në këmbë nga vendngjarja dhe mjetin e ka lënë aty.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i plotë:
Fier
Informacion paraprak
Në datën 13.08.2018, rreth orës 23:10, në fshatin Portëz, automjeti tip “Opel” në emër të shtetasit V.P, 54 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Y.A, 55 vjeç, banues në fshatin Portëz, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.
Drejtuesi i mjetit pasi e ka goditur këmbësorin është larguar në këmbë nga vendngjarja dhe mjetin e ka lënë aty.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.
a.ç