Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku për pasojë janë plagosur dy persona.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrugën paralele me portin e Durrësit, ndërsa janë përfshirë tre automjete.
Dy personat e plagosur, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije, janë dërguar me urgjencë në spital. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e saj.
g.kosovari











