Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hënë, në zonën e njohur si “Rruga e re”.
Nga informacionet e para bëhet e ditur se janë përplasur dy makinë, një “Peugeot” dhe një “Benz”.
Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, ku njëri raportohet se ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /e.s/