Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur paraditen e sotme.
Dy makina u përplasën me njëra tjetrën në aksin rrugor Fushë Krujë- Milot, në afërsi të Dervenit.
Bëhet fjalë për një makinë tip ‘Audi’ e cila u përplas me një ‘Skoda’.
Si pasojë e përplasjes, mbetën të lënduar dy personat që udhëtonin me mjetet.
Dy të dëmtuarit u dërguan në spital, ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
/a.rada