Një tjetër aksident është shënuar në aksin Fushë-Krujë Tiranë, ndërsa raportohet se dy persona kanë mbetur të plagosur.
Burimet për mediat thonë se në aksident janë përfshirë dy automjete, në afërsi të Larukshut, në Fushë-Krujë.
Policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen ndërsa nuk dihet identiteti i të plagosurve.
/a.r