Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën e Kunës në Shëngjin, ku janë përplasur dy motora.
Si pasojë e aksidentit, njëri nga drejtuesit është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e sakta të ngjarjes, ndërsa policia rrugore ka mberritur ne vendngjarje dhe ka nisur hetiet për të zbardhur detajet.