Një person ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e përplasjes mes dy makinave gjatë paradites së sotme.
Në aksin rrugor Përrenjas-Librazhd, një makinë “Fiat Punto” me targa YHA 2933, është përplasur me një “BMW X3” me targa AA 710 RZ.
Për pasojë ka mbetur i plagosur njëri nga drejtuesit e mjeteve, Astrit Coça.
I dëmtuari u dërgua në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme, ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Sakaq lidhur me këtë ngjarje nga ana e policisë vijojnë hetimet.
/a.r











