Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotmë në aksin Lezhë-Shkodër në afërsi të Dajçit. Një autoveturë është përplasur me një fouristradë, dhe si pasojë autovetura ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar e përmbysur në një arë në anë të rrugës.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. /e.s/