Dy automjete janë përplasur mbrëmjen e sotme në Kamëz ndërsa policia nuk ka dhënë ende detaje.
Mësohet se si pasojë e karambolit kanë mbetur tre persona të plagosur, gjendja e të cilëve paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur mjekët e urgjencës dhe forcat policore për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.