Shkon në 3 numri i aksidenteve të shënuar mëngjesin e kësaj të marte në vend.
Këtë herë, 2 makina u përplasën në Jorgucat të Gjirokastrës, në rrethana momentalisht të paqarta. Nga ngjarja mbetën të plagosur 2 persona, prej të cilëve një grua shtatzënë.
Të lënduarit janë dërguar në spital. Gjendja e tyre shëndetësore momentalisht nuk dihet.
Më herët në Lushnje, 2 persona mbetën të plagosur po nga përplasja e 2 makinave, të cilat përfunduan në trotuar.
Në Lezhë u përplasën 2 motorë. Në këtë rast i plagosur mbeti njëri prej drejtuesve, i cili u dërgua në spital.
/a.r