Forcat e armatosura japoneze dhe amerikane po vijojnë kërkimet për gjetjen e gjashtë marinsave amerikanë, të cilët rezultojnë të zhdukur pas përplasjes së dy avionëve në brigjet e Japonisë, raportoi sot ministri japonez i Mbrojtjes.
”Një ushtarak amerikan është shpëtuar pak minuta më parë’’, sqaroi për median Takeshi Iwaya.
‘’Avionë dhe anije të ushtrisë amerikane dhe Forcat e Vetëmbrojtjes japoneze po vijojnë ende kërkimet’’, deklaroi ministri.
”Dy avionë të ushtrisë që i përkasin Trupës së Marinës u përplasën gjatë një operacioni për furnizimin me karburant në ajër”, sipas ushtrisë amerikane.
Avionët e përfshirë janë një avion luftarak F/A-18, me dy anëtarë në bord, dhe një avion për furnizimin me karburant KC-130.
/A.Rada