Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e fshatit Çekin në lagjen “Xhile Liçi”, Gramsh.
Një mjet tip “Land Rover” është përplasur me mjetin tip “Opel”, banues në fshatin Çekin Gramsh.
Si pasojë e aksident ka mbetur i plagosur një 16-vjeçar me iniciale K.P, i cili ka qenë pasagjer në mjetin “Opel”.
Raportohet se drejtuesi i mjetit “Land Rover” është shoqëruar në policia për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit./a.m.