Një aksident në aksin rrugor Cërrik-Gramsh për pak sa nuk i kushtoi jetën një fëmije.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Gostimë, ndërsa dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën.
Për pasojë, një i mitur që po kalonte në anë të rrugës është plagosur.
Nuk dihet ende për gjendjen e tij shëndetësore.
Ndërkohë nuk ka pasur të dëmtuar nga udhëtarët e dy automjeteve./a.m.