Aksident me pasojë vdekjen në Fier. Në aksidentin e rëndë u përfshinë 2 automjete dhe një karrocë që mblidhte skrap, drejtuesi i së cilës mbeti i vdekur në vend.
Sipas të dhënave të plagosur kanë mbetur edhe dy drejtuesit e automjeteve, ndërkohë nuk është bërë ende i ditur identiteti i viktimës dhe të lënduarve.
Policia nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.