Një askident seri ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Nga përplasja e 3 mjeteve mes tyre, janë palgosur 4 persona. Ata janë jashtë rrezikut sipas raportimeve.
“Më datë 10.07.2017, rreth orës 18:49, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për përplasje mjetesh në autostradën Tiranë-Durrës.
Menjëherë në vendin e ngjarjes janë dërguar shërbimet e polisisë të cilat kanë konstatur se janë përplasur tre automjete, konkretisht mjeti tip Ford Focus me drejtues shtetasin E.P., 22 vjeç, mjeti tip Fiat Punto me drejtues shtetasin E.S., 32 vjeç dhe mjeti tip Volswagen Golf, me drejtuesin shtetasin S.L., 33 vjeç”, raporton policia.
Nga përplasja e mjeteve janë dëmtuar lehtë shtetasit:
– S.L., 33 vjeç ( drejtues i mjetet tip Volswagen Golf).
– I.S., 25 vjeç, K.D., 29 vjeç dhe Xh.H., 17 vjeç.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.