• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përpjekjet sovraniste të Kosovës më tepër përputhen me Washingtonin se sa me Brukselin

by Java News
08/08/2022 21:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përpjekjet sovraniste të Kosovës duhet të shkojnë në harmoni me mbështetjen që vjen nga qendrat ndërkombëtare të vendimmarrjes. Nga ajo çka mund të shihet deri më tani, këto përpjekje më tepër po përputhen me qëndrimet e Washingtonit, e më pak të Brukselit. Nëse vazhdon kështu, atëherë Kosova duhet të këmbëngulë që procesin e dialogut me Serbinë, në aspektin e ndërmjetësimit,  në të ardhmen ta udhëheqin amerikanët, si garancë e vetme e arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi.

Shkruan Mehmet PRISHTINA

Kosova vazhdon t’i vuaj pasojat e mos mbylljes së problemeve të hapura me Serbinë. Tash më është konfirmuar që më 18 gusht në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, nën ndërmjetësimin e BE-së.

Njohësit e rrethanave politike thonë se ky takim është simbolik dhe nuk presin zhvillime të reja.
Por, porositë e fundit nga Washingtoni japin sinjale se procesi i dialogut Kosovë-Serbi duhet patjetër të përmbyllet me disa të arritura, në mesin e të cilave edhe formimi i Bashkësisë së komunave me shumicë serbe.
Kjo është edhe porosia e Bruxelit, ndonëse në thelb ndryshojnë qëndrimet nga Washingtoni sa i përket mënyrës së formimit të kësaj Bashkësie.

Ditë më parë i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar deklaroi se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe të krijojë “shtet brenda shtetit”.

Escobar tha se duhet të ketë diskutim për çështjen e Asociacionit në takimin e 18 gushtit në mes të Kurtit dhe Vuçiqit, që të mos bie ndesh me ligjet dhe shtoi se SHBA pret që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

“Ne kemi qenë të qartë se palët janë pajtuar më herët për Asociacionin, prandaj duhet të diskutohet. Megjithatë, Asociacioni nuk duhet të ndërhyjë, nuk duhet të bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nuk duhet të krijojë probleme në funksionalitetin e Kosovës dhe nuk duhet të jetë shtet brenda një shteti”, theksoi ai.

Megjithatë një mendim pak më ndryshe e ka shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell i cili  ka thënë se Bashkimi Evropian insiston që Kosova duhet ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumice serbe sa më shpejt që të jetë e mundur, në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.

Po ashtu, Borrell është shprehur se BE-ja vazhdimisht u ka kujtuar institucioneve të Kosovës që të zbatojnë shpejt dhe plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronësinë e tokës në Manastirin e Deçanit pa ndonjë vonesë të mëtejshme.

“Themelimi i Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe është rënë dakord nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia, në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013. Marrëveshja është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe Kosova duhet të përmbushë obligimin ligjor dhe ta zbatojë atë. Të dyja palët duhet të përmbushin të gjitha detyrimet e tyre ligjore ndërkombëtare dhe të zbatojnë marrëveshjet në pritje, si dhe të bëjnë përpjekje të mëtejshme të rëndësishme për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve, e cila është vendimtare për rrugën e tyre evropiane”, theksoi Borrell për televizionin N1.

Ai shtoi se “plotësimi i nevojave të komunitetit pakicë serb në Kosovë është i një rëndësie të madhe për BE-në në Kosovë” dhe se Brukseli po monitoron me kujdes zhvillimin e situatës në ato zona.

“EULEX-i mbështet në mënyrë aktive institucionet e zbatimit të ligjit të Kosovës në forcimin e sundimit të ligjit, duke përfshirë përpjekjet e tyre për të hetuar incidentet e sigurisë në lidhje me objektet fetare dhe kulturore. BE-ja vazhdimisht u ka kujtuar institucioneve të Kosovës që të zbatojnë shpejt dhe plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronësinë e tokës në Manastirin e Deçanit pa ndonjë vonesë të mëtejshme”, tha Borell.

Pra, zyrtari i lartë i Brukselit, Borreli, askund nuk e përmend sovranitetin e Kosovës, i cili duhet të garantohet me Kushtetutë dhe insistimi i tij për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe pa i përfillur rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e cila i hodhi poshtë disa nene të projekt-ligjit për formimin e këtij Asociacioni, tregon se qasja e BE-së dhe e SHBA tani për tani ndryshon sa i përket disa çështjeve të nxehta në raportet Kosovë-Serbi.

A është e rastësishme kjo disonancë Bruksel-Washington, apo këto dy qendra vendimmarrëse po luajnë rolin e “policit të mirë dhe të keq”,  me qëllim të arritjes së një produkti final diplomatik ku në fokus do të ishte Marrëveshja përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë, e arritur me disa kompromise.

Kur jemi te kompromiset, Kosova dhe Serbia kanë qasje krejt të ndryshme ndaj kuptimit të kësaj fjale, ndërkohë që Brukseli e Washingtoni, nga ana tjetër, me kompromis nënkuptojnë heqjen dorë nga ambicjet makismaliste të të dyja palëve dhe gjetjen e një mesatareje në listen e kërkesave politike.
Deri më tani diplomacia evropiane dhe amerikane janë munduar t’i dakordojnë qëndrimet sa i përket nevojës së arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare Kosovë-Serbi, që do të rezultonte me njohje reciproke, por me disa modalitete e nuanca që dallojnë për nga karakteri i vëzhgimit të situatës ashtu edhe për nga përmbajtja e porosive.

Tash së fundmi dolën në sipërfaqe shenjat e para të kësaj disonance në mes të Brukselit dhe Washingtonit dhe ky është një hap vendimtar i diplomacisë ndërkombëtare për të imponuar qëndrimet e saj në tryezën e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Nëse kthehemi në retrospective, do të shohim se Kosova në aspektin e legjitimimit ndërkombëtar të kërkesave të saj, duke filluar nga GJND dhe vendimi i saj në favor të Kosovës e deri qëndrimet e fundit të emisarit amerikan Escobar, ka një bazë të shëndoshë për të këmbëngulur në mbrojtjen e sovranitetit të saj juridik e territorial. Prandaj kjo këmbëngulje nuk do të duhej të lexohej si mungesë sensi për kompromise nga ana e Kosovës, aq më tepër kur shteti ynë me asgjë nuk kërcënon sigurinë dhe stabilitetin rajonal, siç po ndodhë me Serbinë. Kjo e fundit në vend të gjuhës së mirëkuptimit dhe bashkëpunimit, ka zgjedhur gjuhën e provokimit, madje edhe përmes veprimeve konkrete të grupeve kriminale që inskenojnë incidente të armatosura në kufinjt verior të Kosovës.

Nëse Kosova me asgjë nuk provokon destabilitet, por përkundrazi po mbrohet nga sulmet dhe barrikadat serbe, dhe me këtë po mbron sovranitetin e saj, kjo do të ishte e mjaftueshme për diplomacinë ndërkombëtare që të “ekzaminojë” saktësisht shkaktarët e krizës, duke kërkuar nga Serbia përgjegjshmëri më të madhe për veprimet destabilizuese që po i ndërmerr ndaj Kosovës.
Një segment tjetër i këtij “ekzaminimi” do të ishte edhe ndërmarrja e masve konkrete nga ana e BE-së dhe SHBA-ve kundër strukturave agjenturore ruso-serbe që po manovojnë në pjesë të caktuara të Kosovës. Tolerimi i këtyre strukturave, është drejpërdrejt e lidhur me (pa)sigurinë e Kosovës dhe të rajonit, prandaj në raportet e ardhshme të Brukselit dhe Washingtonit duhet të qartësohen përgjegjësit dhe stimuluesit e këtyre strukturave, të cilat si cak final kanë disfunksionalitetin e shtetit të Kosovës.

Kjo mund të jetë edhe një nga arsyet kryesore që Kosovës duhet t’i jepet shansi që të zhvillohet si shtet i fuqishëm, me të gjitha atributet e shtendërtimit dhe ligjzbatimit.
Me këtë edhe përpjekjet sovraniste të Kosovës duhet të shkojnë në harmoni me mbështetjen që vjen nga qendrat ndërkombëtare të vendimarrjes. Nga ajo çka mund të shihet deri më tani, këto përpjekje më tepër po përputhen me qëndrimet e Washingtonit, e më pak të Brukselit.  Kjo edhe për faktin se në kierarkinë politike e diplomatike të BE-së ka plot zyrtarë të lartë që vijnë nga vendet që nuk e njohin pavarësinë e shtetit të Kosovës, dhe kjo ka shkaktuar jo pak probleme në procesimin e drejt të raporteve me Serbinë.
Nëse vazhdon kështu, atëherë Kosova duhet të këmbëngulë që procesin e dialogut me Serbinë, në aspektin e ndërmjetësimit,  në të ardhmen ta udhëheqin amerikanët, si garancë e vetme e arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi.

Prishtinë, 7 gusht 2022

 

 

 

 

 

Next Post
VIDEO/ Këngëtari i njohur kërcënon publikisht Elvana Gjatën: Di të bëhem edhe i keq

VIDEO/ Këngëtari i njohur kërcënon publikisht Elvana Gjatën: Di të bëhem edhe i keq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com