• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përpjekje për ta kthyer në normalitet “krizën” me Greqinë

by Mero Baze
22/04/2024 21:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Edi Rama ka vendosur të ndërmarrë një turr në shtet kryesore të BE, ku ka shumicë të diasporës së Shqipërisë, një vit para zgjedhjeve të reja parlamentare. Ai do të vizitoj Greqinë Italinë, Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe, në përpjekje për të vendosur një raport direkt me diasporën, e cila ka pak gjasa të ndikojë edhe në këto zgjedhje për shkak të pamundësisë për të votuar aty ku janë, përveç atyre që duan të fluturojnë për në atdhe.

Nga të gjitha stacionet, duket se ka tërhequr vëmendjen stacioni I parë, ai I Athinës, ku Edi Rama ka fiksuar takimin e parë më 12 Maj.

Vizita në Athinë, e cila është udhëtim elektoral dhe jo si kryeministër,   vjen pas një tensioni në rritje mes dy vendeve, për shkak të çështjes Beleri.
Me sa duket Edi Rama ka zgjedhur ti konsideroj marrëdhëniet normale, dhe ta lërë pas krahëve krizën politike mes dy vendeve, duke bërë një gjest që të kujton situatë normale mes dy vendeve.

Ashtu si kryeministri grek vjen në Himarë dhe Dropull për të takuar qytetarë shqiptare me origjinë greke, ashtu dhe ai shkon në Athinë të takojë qytetaret shqiptarë në emigracion që janë mes të tjerash dhe faktor  elektoral për partinë e ti.

Zgjedhja e tij për ta kthyer në normalitet një udhëtim jo zyrtar të një kryeministri shqiptar në Greqi dhe anasjelltas, mund të mos duket dhe aq normale në Greqi. Vet Rama ka bërë takime të regullta me diasporën shqiptare në Itali, apo Britani të Madhe, por në Greqi është hera e parë që e bën.
Nga ana tjetër  çdo politikan grek e kthen udhëtimin në Shqipëri kryesisht në Dropull dhe Himarë si udhëtim “në Malin Atos” para çdo palë zgjedhjesh.

Ideja e tij se duke u sjellë normalisht “sikur nuk ka ndodhur gjë”, do zbutet tensionin me Greqinë mund ti acarojë më shumë ekstremistët e Agimit të Art në Greqi, që e kanë hero të tyre Belerin.

Dhe kjo do ta vërë në pozitë të vështirë qeverinë greke, që nga një anë I duhet ti përmbajë ata të mos shkaktojnë incidente, nga ana tjetër e ka të vështirë ti shpreh mirëseardhjen qoft dhe në mënyrë jo zyrtare Edi Ramës, pasi është në kulmin e fushatës elektorale dhe Edi Rama është aseti kryesor kundër të cilit po bëjnë fushatë në zgjedhjet evropiane.

Paradoksi është se ato janë të vetmet zgjedhje për parlamentin evropian ku luftohet për një kauzë antievropiane, siç është ndërhyrja në drejtësi dhe imponimi i një ekstremisti akuzuar për vrasje dhe armbajtës pa leje si deputet evropian.

Edi Rama është armiku me të cilën po mbahet gjallë fushata elektorale dhe ai për tua bërë më të plot portretin e armikut që mbështet Evropa kundër tyre, do tu shfaqet në Athinë.

Sidoqoftë e gjitha çfarë do të bëj Edi Ramë është një takim me diasporën shqiptare në Greqi, dhe nuk pret as ndonjë sukses dhe as ndonjë dështim nga një sallë e mbushur me emigrant.

Por një gjë është e sigurt, se më shumë se sa vota për Partinë Socialiste, vizita e tij do mobilizoj vota për Belerin apo kundër Belerit në zgjedhjet në Greqi. Dhe me sa duket kjo gjë e argëton më shumë. Sido që te ndodh!

Next Post
Heqja e “arrestit shtëpiak”, GJKKO shqyrton në një seancë të vetme kërkesën e Berishës e Malltezit

'Partizani', raporti i DASH përmend Berishën: Po hetohet për korrupsion pasiv! Dhëndri i tij fitoi 5 milionë dollarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In