• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përpjekje për ta bërë Berishën si Fatmir Mediun

by Mero Baze
04/02/2025 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nuk e di pse në PD kanë vendosur ta bëjnë qesharak Sali Berishën, natyrisht dhe me dëshirën e tij. Por duke qenë plak dhe në moshë të thyer, për disa gjëra nuk duhet lënë të vendosë vetë.

Shkuarja e tij në një kongres elektoral të CDU-së nuk është një thirrje e CDU-së për ta rivlerësuar Sali Berishën. Aty ftesat ishin të lira për këdo që donte të merrte pjesë, mjafton të plotësoje një formular online. Dhe fakti që Berisha kishte marrë gjysmën e PD-së me vete, e tregon edhe më qartë këtë.

Por edhe sikur Sali Berisha të kishte marrë ftesë zyrtare nga kryetari i CDU-së, ky nuk është një rast për të imituar Fatmir Mediun, i cili endet në korridoret e Kongresit dhe kafeneve të Senatit në SHBA, dhe i shkon çdo kongresmeni tek tavolina duke i thënë: “A mund të bëjmë një foto?”

Skenat banale të Berishës me Albana Vokshin që filmonte zgjatjen e dorës së tij dhe një kamerë tjetër që filmonte meritat e Albanës që po filmonte, janë një banalitet që, të paktën, Berisha nuk e ka pasur më parë.

CDU-ja nuk e ka shpallur “non grata” Berishën. Ajo e kishte izoluar më parë për faktin se njihte zyrtarisht Lulzim Bashën si kryetar të PD-së. Tani as nuk e ka ftuar dhe as nuk e ka rehabilituar, por thjesht e ka pranuar në një kongres elektoral, ku, përveç Doris Pack, askush tjetër nuk e di kush është ai burri plak.

Helmut Kohli, që e priti në vitin 1995, ka vdekur. Pas tij kanë ikur disa kancelarë të tjerë, dhe ky që është tani kandidat, ka qenë në forumin rinor të CDU-së kur Berisha ka qenë president.

Ata mund të fotografohen me të, ashtu si me çdo burrë të moshuar që u kërkon një foto, por kjo nuk i bën ata mbështetës të Berishës. Përkundrazi, e bën Berishën qesharak para tyre kur të shohin fotografitë.

Berisha i ka rezistuar shpalljes “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe si një figurë anti-perëndimore, si një njeri që nuk e përfill Perëndimin. Dhe kjo ishte një lloj “burrërie” e tij. Anti-amerikanizmi i tij i hapur dhe beteja e humbur politike dhe ligjore me Britaninë e Madhe e bënë atë një figurë që i rezistonte Perëndimit, duke krijuar një pakicë anti-perëndimore në Shqipëri.

Kjo seria e dytë e filmit të tij, ku ai duket i përvëluar për t’i zgjatur dorën një kandidati për kancelar apo për t’u përqafuar me Doris Pack, sikur i kujton Genc Pollon, nuk ka qenë stili i tij.

Për këto lloj gjërash në opozitë, ai nuk mund të konkurrojë dot me Fatmir Mediun. Ai ka borxh të bëjë 60 foto të tilla në ditë, në çdo shtet të botës, madje edhe me presidentë që mund të mos e dinë fare kush është.

Deri më sot, e gjithë retorika e Berishës dhe mbështetësve të tij ka qenë: “Do të fitojmë pavarësisht se nuk na do Perëndimi.” Kurse tani po thonë: “Do të fitojmë se ka filluar të na dojë Perëndimi.”

Ky fillimi i “ri-dashurisë” për Perëndimin nuk është rrugë e keqe, por është një rrugë shumë e gjatë, dhe Berisha nuk ka kohë për ta arritur. Thjesht tregon se nuk ka qenë i vërtetë as kur bënte si i fortë kundër Perëndimit, as tani kur bën si i përulur për të kapur ndonjë foto me dikë që nuk e njeh dhe që pyet vazhdimisht: “Kush është ky burri?”

Se vërtet e bën dhe Fatmir Mediu këtë punë, por e bën që t’i hyjë në zemër Berishës ta fus në listë, ose të trembë SPAK-un. Ky nuk ka kujt t’ia shesë këto. Se SPAK-un nuk e ka frikë dhe emrin në listë e ka të garantuar. Derisa të dënohet.

Next Post
Plagosje me thikë në qendër të Korçës, Policia në kërkim të autorit

Plagosje me thikë në qendër të Korçës, Policia në kërkim të autorit

Comments 1

  1. Vlora says:
    12 months ago

    …endet në korridoret e Kongresit dhe kafeneve të Senatit në SHBA

    Kushdo mund t endet atje?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kritikave të mediave greke, reagimi i Mitsotakis për deklaratën e Ramës: E njoh prej vitesh, ka mënyrë të veçantë të shprehuri

Pas kritikave të mediave greke, reagimi i Mitsotakis për deklaratën e Ramës: E njoh prej vitesh, ka mënyrë të veçantë të shprehuri

January 17, 2026
Sot ishte afati i fundit, mbyllen aplikimet për kreun e ri të RTSH-së. Në garë janë 13 kandidatë

Kryeministrat dhe Televizioni Publik

January 17, 2026
Publikohet Akti Normativ kundër ndërtimeve pa leje/ Konfiskim objekti, përjashtim nga lejet për 5 vite e deri gjobë 35 mijë lekë për..

Tatimet, aksion në terren, kontrolle për nëndeklarimin e pagave në sektorin e ndërtimit/ Në ‘lupë’ kontratat e shitjes së apartamenteve dhe..

January 17, 2026
“U ekzekutua nga profesionistë të urdhëruar nga Dubai”, mediat belge shkrim për vrasjen e Ardit Spahiut 

“U ekzekutua nga profesionistë të urdhëruar nga Dubai”, mediat belge shkrim për vrasjen e Ardit Spahiut 

January 17, 2026
“Më parë shkarko qeverinë që është bërë shumë pis”, Mevlan Shanaj i përgjigjet Ramës pas deklaratës për mbylljen e RTSH-së: Europa do iu mbyllë dyert!

“Më parë shkarko qeverinë që është bërë shumë pis”, Mevlan Shanaj i përgjigjet Ramës pas deklaratës për mbylljen e RTSH-së: Europa do iu mbyllë dyert!

January 17, 2026
Hetimet/ Vijojnë kontrollet për Call Centera-t nga SPAK dhe BKH! 10 të arrestuar, në kërkim… Për të humbur gjurmët ndërronin zyrat

Hetimet/ Vijojnë kontrollet për Call Centera-t nga SPAK dhe BKH! 10 të arrestuar, në kërkim… Për të humbur gjurmët ndërronin zyrat

January 17, 2026
Arratisja e Altin Ndocit, zyrtarët e arrestuar dalin sot para gjykatës për masat e sigurisë

Arratisja e Altin Ndocit, zyrtarët e arrestuar dalin sot para gjykatës për masat e sigurisë

January 17, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

Kontrata 6 milionëshe e lobimit në SHBA/ Beqiri: Sali Berisha ka përdorur paratë e shqiptarëve, SPAK për “21 janarin” po…

January 17, 2026
Zbuloni çfarë thotë studimi: “Rrezik për cunami në Santorini”/ Çfarë do të ndodhë nëse aktivizohet vullkani Kolumbo në Greqi

Zbuloni çfarë thotë studimi: “Rrezik për cunami në Santorini”/ Çfarë do të ndodhë nëse aktivizohet vullkani Kolumbo në Greqi

January 17, 2026
Futbolli italian në zi, ndërron jetë presidenti i Fiorentinës

Futbolli italian në zi, ndërron jetë presidenti i Fiorentinës

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In