• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Përpjekje globale kundër koronavirusit, KE ndan 232 milionë euro për të luftuar përhapjen e tij

by Java News
25/02/2020 07:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Evropian ka njoftuar se ka ndarë 232 milionë euro për përpjekjet globale për të luftuar koronavirusin vdekjeprurës.

“Komisioni Evropian po punon gjatë gjithë kohës për të mbështetur shtetet anëtare të BE-së dhe forcimin e përpjekjeve ndërkombëtare për të ngadalësuar përhapjen e Covid-19”, thonë nga komisioni në një deklaratë.

Theksohet se një pjesë e këtyre fondeve do të ndahen menjëherë për sektorë të ndryshëm, ndërsa pjesa tjetër do të lëshohet në muajt e ardhshëm.

Janez Lenarçiç, komisioneri për menaxhim me krizat, tha: “Me më shumë se 2.600 jetë të humbura tashmë, nuk ka zgjidhje tjetër përveç përgatitjes në të gjitha nivelet”.

“Pakoja jonë e re e ndihmës do të mbështesë Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe do të synojë fondet për të siguruar që vendet me sisteme të dobëta shëndetësore nuk ngelin prapa”, shtoi ai, shkruan “AA”.

Pakoja e ndihmave do të përdoret për hulumtimet e OBSH-së, Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së, studimet kërkimore në Afrikë dhe studimet e industrisë farmaceutike.

Në Kinë, që është epiqendra e virusit, numri i të vdekurve ka virusi ka arritur në 2.594, me mbi 79.000 raste të konfirmuara.

Pas përhapjes globale të virusit, OBSH ka shpallur emergjencë shëndetësore ndërkombëtare.

Next Post
”Fati i lojërave”/ Gjykata jep 55 masa arrest me burg, lihet në qeli edhe bosi i basteve në Tiranë

”Fati i lojërave”/ Gjykata jep 55 masa arrest me burg, lihet në qeli edhe bosi i basteve në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
“S’ju jap llogari ju”, debat mes Alimehmetit dhe zyrtarit socialist: Pse nuk vini në komisione?

“S’ju jap llogari ju”, debat mes Alimehmetit dhe zyrtarit socialist: Pse nuk vini në komisione?

April 8, 2026
Ilir Meta në rrezik? Eksperti: Dumani mund të ekzekutohet me snajper nga jashtë…

Ilir Meta në rrezik? Eksperti: Dumani mund të ekzekutohet me snajper nga jashtë…

April 8, 2026
“Mbretëresha e Ketaminës” dënohet me 15 vjet burg për vdekjen e Matthew Perry-t

“Mbretëresha e Ketaminës” dënohet me 15 vjet burg për vdekjen e Matthew Perry-t

April 8, 2026
Shkoi të merrte kokainën e fshehur në pyll, kapet në flagrancë 19-vjeçari shqiptar në Itali

Shkoi të merrte kokainën e fshehur në pyll, kapet në flagrancë 19-vjeçari shqiptar në Itali

April 8, 2026
Tensionet SHBA-Iran, eksperti i sigurisë: Nuk kemi armëpushim, por një përpjekje për të shmangur kostot e konfliktit

Tensionet SHBA-Iran, eksperti i sigurisë: Nuk kemi armëpushim, por një përpjekje për të shmangur kostot e konfliktit

April 8, 2026
Llastimi i Dodikut dhe harresa e Berishës: Arsyet e dy anëve të “medaljes” Non-Grata!

Llastimi i Dodikut dhe harresa e Berishës: Arsyet e dy anëve të “medaljes” Non-Grata!

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In