• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përpjekja për të kthyer antiamerikanizmin si gjendje normale

by Mero Baze
08/04/2023 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ajo që po ndodh me betejat e përditshme të Berishës dhe Metës kundër SHBA, në të vërtet është një përpjekje tinzare për ta kthyer antiamerikanizmin si një gjendje normale në politikën ditore në Shqipëri.

Përkundër pritshmërisë që kanë shumë opozitarë që Berisha duhet ta shmangte debatin me SHBA dhe të bënte sikur nuk ishte në luftë me ta, ai ka katër ditë radhazi që këmbëngul tek beteja me SHBA madje së fundmi kërcënoi se do ballafaqohej dhe ligjërisht me ambasadoren e SHBA që sipas tij ka shkelur ligjin elektoral.

Është e qart për të gjithë se deklarata e ambasadores nuk kanë të bëjnë me fushatën elektoral por me qëndrimin zyrtar të HSBA ndaj Berishës. Dhe ajo e ka detyrë ta bëj publike atë sa herë ja kërkojnë duke e konfirmuar. Edhe Sali Berisha e di këtë, por nuk i intereson. Ai do që njerëzit të mësohen me idenë e luftës së përditshme ndaj SHBA, apo sic do ta thoshte dikur ai me kur ishte në Partinë e Punës, me revolucionin permanent kundër SHBA.

Të njëjtën gjë bën dhe Ilir Meta. Edhe ai përpiqet të përfshihet në betejë duke i kundërvënë SHBA kandidatët e bashkive, për ti treguar se nuk ke punë vetëm me Berishën e Metën por me 61 njerëz të tyre.

Më tej sëmundja është shpërndarë në gjithë gazetarët pro Berishës që mbushin ekranet që janë bërë të gjithë ekspert të SHBA dhe gjykojnë për gabimet e saj në Shqipëri, sikur të ishin Komisioni i Jashtëm i Senatit amerikan.

Ky lloj “normaliteti” në perceptimin e betejës politike të Berishës kundër SHBA, është në fakt një nga gjërat më të hidhura të debatit politik në Shqipëri, pasi në një farë mënyre ka legalizuar betejën me SHBA si betejë elektorale në Shqipëri, dhe ka cenuar konsensusin kombëtar për SHBA si aleat strategjik i Shqipërisë.

Berisha po përpiqet ta relativizoj këtë gjë, duke arritur ta krijoj perceptimin që SHBA dhe mund të bëhet palë në zgjedhje dhe të votohet kundër saj.

Dhe po e bën me të gjitha mjetet që ka në dispozicion, sidomos paret e pista të korrupsionit, që bëjnë që ai ti mbijetoj një beteje të financuar nga krimi kundër SHBA, me media të korruptuara prej tij dhe me një enturazh politik opozitar thuajse të tredhur prej tij.

Next Post
Gjiknuri prezanton Tafanin për Bashkinë e Belshit: Berisha ka hyrë te lista e Metës për t’i trashëguar partinë

Gjiknuri prezanton Tafanin për Bashkinë e Belshit: Berisha ka hyrë te lista e Metës për t’i trashëguar partinë

Comments 2

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Në shqip-shqip, kjo që shkruan Mero, përkthehet me “DERRI DO PLUMB”, apo, “BËJI NËNËN TË TË THONË BABA”.
    Por, edhe ky kodosh SPAK-u, është bërë me ti “dhjefsha dumanin” (shprehje shkodrane e cituar nga Jozefina).
    Kaq.
    Të tjerat, i di zonja Juri Kim, që ka “gurin dhe arrën”, në sistemin tonë të drejtësisë.
    Prandaj, Sali Berisha dhe Ilir Metaj, veprojnë kështu…..
    Ta kishte ndonjë shqiptar, në dorë drejtësinë, këta dy monstra,do të kishin shkuar me kohë në burg.

    Reply
  2. Leka says:
    3 years ago

    Analisti nga militanti kane dallim te madh prandaj popullit nuk i bejne pershtypje debatet e pseudo analusteve te cdo nate

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spiropali të mërkurën vizitë zyrtare në Prishtinë, pritet të takohet me Kurtin, Osmanin dhe krerët e partive politike

Spiropali të mërkurën vizitë zyrtare në Prishtinë, pritet të takohet me Kurtin, Osmanin dhe krerët e partive politike

February 24, 2026
Nis transferimi i ish luftëtarëve të ISIS nga burgjet siriane në Irak, mister fati i 8 shqiptarëve

Nis transferimi i ish luftëtarëve të ISIS nga burgjet siriane në Irak, mister fati i 8 shqiptarëve

February 24, 2026
“Janë marrë masa për qarkullimin e mallrave”, kreu i Doganave reagon pas bllokimit të aksit Librazhd-Elbasan

“Janë marrë masa për qarkullimin e mallrave”, kreu i Doganave reagon pas bllokimit të aksit Librazhd-Elbasan

February 24, 2026
Fermerët bllokojnë rrugët në Serbi, kërkojnë ndalim të përkohshëm të importeve bujqësore

Fermerët bllokojnë rrugët në Serbi, kërkojnë ndalim të përkohshëm të importeve bujqësore

February 24, 2026
Gjithçka duhet të dini para se të niseni nga Tirana për në Korçë! 3 rrugë alternative që zgjasin nga 5 – 8 orë

Gjithçka duhet të dini para se të niseni nga Tirana për në Korçë! 3 rrugë alternative që zgjasin nga 5 – 8 orë

February 24, 2026
Promovohet libri “Kosova – lufta e heshtur”, Zef Mazi sjell diplomacinë e padukshme të viteve ’91-’99

Promovohet libri “Kosova – lufta e heshtur”, Zef Mazi sjell diplomacinë e padukshme të viteve ’91-’99

February 24, 2026
Juglindja prej ditësh e izoluar, drejtori i Shërbimit Gjeologjik: Po bëjmë studime të thelluara, faji i reshjeve

Juglindja prej ditësh e izoluar, drejtori i Shërbimit Gjeologjik: Po bëjmë studime të thelluara, faji i reshjeve

February 24, 2026
Rrëshqitja e dherave në Librazhd/ Kreu i hekurudhës shqiptare: Në punë për të projektuar rrugën e re

Rrëshqitja e dherave në Librazhd/ Kreu i hekurudhës shqiptare: Në punë për të projektuar rrugën e re

February 24, 2026
Dëmtimi dhe bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec, kreu i ARRSH: Ndërtojmë një rrugë alternative! Do të shembim urën e dëmtuar

Dëmtimi dhe bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec, kreu i ARRSH: Ndërtojmë një rrugë alternative! Do të shembim urën e dëmtuar

February 24, 2026
“I ra borisë që të lëvizte, më pas viktima nisi të ofendonte”/ Gruaja e autorit të vrasjes së Egli Pashollarit: Braktisëm makinën dhe bashkëshorti ndërroi rrobat

“I ra borisë që të lëvizte, më pas viktima nisi të ofendonte”/ Gruaja e autorit të vrasjes së Egli Pashollarit: Braktisëm makinën dhe bashkëshorti ndërroi rrobat

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In