• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përpjekja e dyshes Berisha-Meta, për t’u vetëviktimizuar

by Mero Baze
18/08/2022 21:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha dhe Ilir Meta po përpiqen të “viktimizohen” për shkak të pasojave ligjore që mund të kenë nga ndryshimi i ligjit për dosjet e Sigurimit të Shtetit dhe futja në ligjin e dekriminalizimit e klauzolës për personat e shpallur “a non grata” nga vendet perëndimore duke i njehsuar ato me vendimin për deportim që ekziston aktualisht në ligjin e dekriminalizimit.

Ndryshimet ligjore praktikisht mund të nxjerrin nga politika Sali Berishën dhe Ilir Metën, për shkak të së shkuarës së tyre, njëri gjatë komunizmit si spiunë, e tjetrit pas komunizmit, si “minues i demokracisë dhe i akuzuar për korrupsion madhor”, bashkë me familjarët e tij.

Të dy duket se janë të qartë për këtë, dhe po përpiqen të mos pushojnë as në gusht, për tu dukur si viktima të aksionit të tyre opozitar dhe jo të shkuarës së tyre kriminale.

Dhe po përpiqen të gjejnë mënyra se si të duken viktima.

Pikë së pari Berisha po përpiqet të përsëris kundërvënien që i bëri ndaj SHBA pas shpalljes “person a non grata”. Duke fshehur aksionin kundër SHBA me aksionin kundër Lulzim Bashës, ai arriti të inkriminojë Partinë Demokratike në një masë të madhe duke e paraqitur si një parti antiamerikane që zgjidhi të mbroj Berishën para SHBA. Spekulimet e Berishës që do të sillte demokracinë në PD, që do lejonte fraksione, që do sillte bashkimin dhe broçkulla të tjera që u shpallën gjatë kësaj fushate, në fund u fshinë dhe në krah të Berishës mbeti Flamur Noka dhe Edi Paloka, për të cilët i vetmi konsensus që egziston është që janë idiotë.

Asnjë figurë e PD, nuk u afrua, asnjë fraksion nuk u lejua, asnjë nismë demokratike nuk u zbatua, asnjë rregull dhe statut i PD nuk u përfill. Përkundër kësaj një grup banditësh me bazë kriminale në Angli dhe Evropën perëndimore u angazhuan në betejën e Berishës kundër SHBA duke përdorur dhunë në mjediset e PD çka çoi në listimin e tyre nga Britania e Madhe si “persona a non grata”, në krye të së cilës qëndron Sali Berisha, por që nuk guxon ti bëj publik emrat e tyre, se i tremben banditët e tjerë.

Pra Berisha shpreson se në Shtator kur ligji ta ndaloj të merret me politikë të zgjidhet në Kuvend apo në ndonjë post shtetëror, ai të ngrejë PD në këmbë si viktimë që nuk po e lënë të marrë pushtetin. Bashkë me Ilir Metën ata shpresojnë se kjo skemë e viktimizimit, do ti bëj ata të dashur në sytë e popullit shqiptar, i cili sipas tyre duhet të rehabilitoj bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit dhe “persona a non grata” të shpallur nga vendet aleate të Shqipërisë.

Së dyti duke u vetviktimizuar, Berisha dhe Meta shpresojnë se do të qëndrojnë si tutorë të opozitës dhe do të luajnë fijet në prapaskenë, duke tentuar akte destabilizimi edhe për shkak të krizës me të cilët po përballet Shqipëria si shumë vende të botës, s ai përket çmimeve, mungesës së energjisë dhe rrezikut të inflacionit.
Ata e shikojnë krizën si një mundësi të madhe për tu fshehur pas saj, ashtu si u fshehën herën e parë kundër SHBA, pas kostumit të Lulzim Bashës.

Së treti ata duan të vetviktimizohen edhe për të mos dhënë llogari për opozitën e dështuar 9 vjeçare ku ata kanë diktuar gjithçka dhe tani njëri fajëson Lulzim Bashën e tjetri gruan e tij.

Për të kuptuar sa përgjegjësi ka Sali Berisha mbi gjithë çfarë ka bërë opozita në këto 9 vite mjafton të dëgjoni çfarë thoshte ai një javë para se Lulzim Basha të distancohej prej tij. Berisha ishte njeriu që ka bekuar marrëveshjen Rama Basha, njeriu që nxori deputetët nga parlamenti duke djegur mandatet dhe që refuzoi të merrnin pjesë në zgjedhje.

Për ta kuptuar këtë shikoni se çfarë qëndrimi armiqësor ka ai ndaj Astrit Patozi, i cili ka qenë kundër djegies mandate dhe ka kundërshtuar bojkotin e zgjedhjeve duke marrë pjesë në to. Tani që bojkoti i zgjedhjeve dhe djegia e mandateve quhen gabime,  për Berishën dhe berishistët, Patozi që nuk i ka bërë këto gabime është edhe më armik se Lulzim Basha.

Kjo tregon se kriteri ka qenë dhe është kush vepron me kok të vet është armik i Berishës. Ndaj Berisha i druhet dhënies së llogarisë për çfarë ka ndodhur 9 vite në opozitë.

Akoma më keq Ilir Meta. Për të kuptuar se sa fuqi ka pas ai mbi vendimet e LSI, shikoni si e shkriu partinë, brenda një ore, dhe zëvendësoi Monikën e Tit Vasilin me veten dhe Agim Neshon. Akoma asnjë fjalë nuk ka thënë Monika si ja shkriu partinë brenda ditës. Dhe njeriu që e shkrin partinë brenda ditës, nuk paska pas fuqi të ndalte vendimet e kësaj partie brenda javës. Kjo është alibi për të mos dhënë llogari për dështimin e derisotëm dhe për tu dukur se po rifillojnë një opozitë të re. Në fakt po nisën një gënjeshtër të re, me personazhe të vjetër. Tani edhe të përjashtuar nga politika me ligj pas një muaji.

Next Post
I lindur për trafikant droge, prindërit në burg, 12-vjeçari drejton “biznesin” e familjes

I lindur për trafikant droge, prindërit në burg, 12-vjeçari drejton “biznesin” e familjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Standardizimi i prokurimeve, rritet përdorimi i katalogëve të OBP-së nga bashkitë

March 19, 2026
Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

March 19, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Mars 2026

March 19, 2026
Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

March 19, 2026
Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

March 19, 2026
Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

March 19, 2026
900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

March 19, 2026
Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

March 19, 2026
‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

March 19, 2026
Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In