• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përpjekja e Berishës për të dëshpëruar kandidatët jashtë PD

by Mero Baze
04/10/2025 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

I kapur në befasi nga zgjedhjet në Tiranë, sapo kishte krijuar rehatinë brenda PD, Sali Berishës tani i duhet të ndërtojë një skemë se si të heqë qafe kandidatët nga jashtë PD që po i imponohen në këto zgjedhje. I qartë se mosarritja e një aleance me partitë e tjera do t’i japë një rezultat katastrofik, ai po përpiqet t’ua djegë kandidatët me qëllim që ata të mbështesin kandidatin e tij, i cili do të jetë dikush që nuk i prish punë brenda PD.

Pas mbledhjes së sotme të kryesisë ai tha se “do të shikojmë se kush do të vetkandidohet i pavarur për të vendosur nëse do ta mbështesim”. Pra, u ka lënë dy ditë kohë pretendentëve jashtë PD të vetofrohen si kandidatë të pavarur që do të mbështeten nga PD, e pastaj ai të zgjedhë kë i bën punë. Ky proces, i cili natyrisht nuk do të ndodhë, synon të diskreditojë paraprakisht kandidatët dhe t’i fusë në një proces seleksionimi poshtërues, me qëllim që t’ua heqë nga duart partive të tjera opozitare.

Shpresoj që askush të mos bjerë në këtë kurth. Dhe nuk besoj se ka shanse.
Pas dy ditësh Berisha do të jetë përsëri pa kandidat dhe do të ofrojë dikë nga brenda PD. I vetmi ndryshim është se do të thotë: “Siç e patë, nuk ka të tjerë përveç PD që duan të kandidojnë.”

Ashtu sikundër i kam sugjeruar edhe një ditë më parë kandidatit Ermal Hasimja, ai duhet të shpallë kandidaturën nëse ka ndërmend të kandidojë, pa u përfshirë në negociata me PD. Nëse shpallja e kandidaturës kushtëzohet nga negociatat me PD, ai thjesht është duke konsumuar një proces poshtërimi dhe dëshpërimi, si për vete ashtu edhe për kandidatët e tjerë. Është PD ajo që lufton për kandidat fitues dhe ajo duhet të bëjë llogaritë se kush e dëmton në fushatë, jo partitë e vogla. Partitë e vogla luftojnë të formojnë profilin e tyre në politikë.

Fjala vjen, Arlind Qorri është i qartë në vendimmarrjen e vet. Do të kandidojë vetë si kandidat për kryetar bashkie, si përfaqësues i një partie të majtë, duke synuar elektoratin e zhgënjyer të Partisë Socialiste.

Të njëjtën qartësi duhet të kenë edhe partitë e dala nga PD. Nëse ata duan t’i imponohen PD, nuk mund t’i imponohen me negociata, por me kandidatë të mirë. Pastaj PD të bëjë llogaritë e veta.

E vërteta është se PD nuk lufton të fitojë Bashkinë, por lufton për të mos u turpëruar më keq se në zgjedhjet e tjera. Kjo është arsyeja që ata as kanë kandidatë dhe as duan që të tjerët të kenë kandidatë. PD-së i duhet pushteti në opozitë, jo pushteti në Tiranë. Dhe të gjitha lëvizjet e Berishës janë për të mos i marrë opozitën, jo Tiranën. Tiranën e ka Edi Rama dhe ai nuk ndjehet keq për këtë gjë. I vetmi hall i tij është se mos i ndërhyjnë në tortën e opozitës dhe i marrin ndonjë pjesë. Vetëm për këtë është gati të negociojë. Ndaj ka nisur t’i dëshpërojë kandidatët e tjerë jashtë PD, duke u kërkuar të vetkandidohen dhe pastaj t’i përzgjedhë ky. A thua se ata do bëjnë pasarelë mode për dy ditë dhe pastaj juria do shpallë më të bukurin.

Është thjesht një proces poshtërimi i tyre dhe rikthim tek kandidatët e tij politikë, anonimë. Pak a shumë siç bëri kur zgjodhi president Bujar Nishanin, kur deri në fund bënte sikur do zgjidhte Xhezair Zaganjorin dhe Artan Hoxhën, pasi ishte siguruar që do t’i skualifikonte të dy.

Next Post
Një identikit për kandidatin e Tiranës dhe analiza e ngjarjeve politike/ Ish-presidenti Topi: Gara, një betejë për të ringritur opozitën

Një identikit për kandidatin e Tiranës dhe analiza e ngjarjeve politike/ Ish-presidenti Topi: Gara, një betejë për të ringritur opozitën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Vengu: Kjo padrejtësi e institucionalizuar rihap plagë historike

February 10, 2026
Protesta e opozitës, reagon Berisha: “Uragani i lirisë” vërshon sot në Tiranë. Fitore!

Protesta e opozitës, reagon Berisha: “Uragani i lirisë” vërshon sot në Tiranë. Fitore!

February 10, 2026
Shqipëri-Belgjikë, aktivizohet sistemi i përbashkët elektronik për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

Shqipëri-Belgjikë, aktivizohet sistemi i përbashkët elektronik për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

February 10, 2026

“Çfarë idioti ndërkombëtar”, Rama sulmon prokurorin e ish-krerëve të UÇK (VIDEO)

February 10, 2026
“1 vit mbikëqyrje, Golf 4 për të mos rënë në sy”/ Henrik Hoxhaj rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës

“1 vit mbikëqyrje, Golf 4 për të mos rënë në sy”/ Henrik Hoxhaj rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës

February 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Shkurt 2026

February 10, 2026
Google: Hakerët e sponsorizuar nga shteti synojnë punonjësit e sektorit të mbrojtjes

Google: Hakerët e sponsorizuar nga shteti synojnë punonjësit e sektorit të mbrojtjes

February 10, 2026
“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

February 10, 2026
Flet juristi 101-vjeçar, Niazi Jaho: Kandidati për deputet dhe angazhimet e tij vlerësohen nga votuesit

Burgjet mes sigurisë formale dhe mungesës së transparencës – Niazi Jaho: Rehabilitimi nuk mund të mbetet vetëm në letër

February 10, 2026
Paralajmërimi i Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

Paralajmërimi i Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In