• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përpjekja dëshpëruese për të fshehur përplasjen me SHBA

by Mero Baze
09/04/2019 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në librin e tij me kujtime nga Ballkani, gazetari I famshëm amerikan David Binder, që ka mbuluar për vite të tëra Ballkanin për Neë York Times, në fund të viteve 80,  tregon njohjene  tij me Sali Berishën dhe një episod interesant. Pak a shumë ai kujton natën pas rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, telefonatën me Berishën nga Tirana në Beograd, dhe kërkesën e Berishës që gazetari të fliste me dikë në Shtëpi të Bardhë dhe ti udhëzonte se çfarë duhet të bënin …

-Po si mund ta bëj unë këtë,- I kishte thënë gazetari. Unë jam thjeshtë një gazetar…

-E bën ti e di unë,- I ishte përgjigjur Berisha, i eksituar që kishte gjetur njeriun e amerikës në Ballkan.

E gjitha kjo kuptohet më mirë sot, kur PD është përballë një përplasje të fort me SHBA dhe Evropën, dhe Sali Berisha që është autor I kësaj përplasje, po shpik dy teza për të krijuar alibinë e përplasjes me Perëndimin.

Teza e parë është relativizimi I rëndësisë së Perëndimit për fitorne e opozitës, dhe teza e dytë është ajo që ka pas në mendje tridhjetë vjetë më parë, se gazetarët ameriaknë përfasqësojnë amerikën dhe mund ti përdorësh për të tillë.

Fillimisht ai  po përpiqet të relativzoj përplasjen e fort të opozitës me ndërkombëtarët, duke theksuar se qëndrimi ndërkombëtar nuk ka rëndësi, se SHBA dhe Evropa është gjithnjë me qeverinë. Dhe për këtë shpik një legjendë se pasi PD ka fituar më 2005 disa diplomat I paskan kërkuar ndjesë për qëndrimet e mëparshme. Është tipik përfytrimi I një autoritaristi, që mendon se si mund të gjunëzoj Perëndimin para këmbëve të tij me dhunë.

Këtu brenda tek kjo teori, në fakt ka dy gënjeshtra. Gënjeshtra e parë është paraqitja sikur Berisha ka ardhur në pushtet në vitin 2005, pas një historie të fort përplasje me ndërkombëtarët.

Gënjeshtra e dytë është ajo që po fitove, diplomatët të kërkojnë ndjesë për qëndrimet e mëparshme

E vërteta është se Berisha jo vetëm që nuk ka ardhur në pushtet më 2005, pas ndonjë përplasje të fortë me ndërkombëtarët, por ka ardhur pas një periudhe të gjatë izolimi dhe inferioriteti prej tyre dhe gjeste përulëse deri në poshëtërim.

Të vetmen rezistencë dhe pëprplasje që ka pasur më SHBA, ka qenë në vitin 1996-1997, që përfundoi me revoltë popullore dhe ikje nga pushteti. Prej asaj kohe ai jo vetëm që nuk është përballur më me ndërkombëtarët, por ka bërë çfarë ka mundur ti shpëtoj izolimit të tyre, duke qenë një njeri I përulur dhe shpesh qesharak. Ai doli nga izolimi ndërkombëtar, realisht vetëm pas Paktit me Fatos Nanon më 2002 dhe ka pranuar cdo gjë që I kanë kërkuar ata. Ai priti në zyrën e tij në mënyrë poshtëruese, një veprimtar nacionalist grek, siç është Nikolas Gaxojani, të cilin dikur e kishte shpallur po padrejtësisht “Non Grata”. E priti  vetëm se ja kërkoi ambasadori amerikan në Tiran ënë shkëmbim t ënjë kafe me të.Ai ndërpreu lëvizjen “Nano Ik”,  se ja kërkoi një lobist amerikan I qeverisë dhe shkoi drejt zgjedhjeve të 2005, pas një pagesë të majme 1,5 milionë dollar pë rnjë kompani lobimi në SHBA, 1 milion nga të cilat ju dhanë nën dorë.

Dhe për gënjeshtrën e dytë skemi çfarë themi, pasi siç shikohet diplomatët, nuk kanë pas përse ti kërkojnë falje, pasi ai ka qenë I përulur ndaj tyre.

Kjo që po ndodh me qëndrimin e SHBA dhe Bashkimit Evropian kundër opozitës është e pazakontë, e paprecedent dhe pariparueshme për opozitën.Kjo nuk buron nga ndonjë mëri ndërkombëtare kundër opozitës, por nga papërgjegjësia e vendimit të opozitës nën shtysën e Sali Berishës për të djegur mandatet.

Dhe të vetmin amnisti që perëndimi jep për opozitën, është futja  e saj në zgjedhje lokale.

Inkurajimi që Sali Berisha I bën opozitës për rezistencë ndaj Perëndimit, është thjeshtë vazhdimi I përpjekjes së tij për ta marrë këtë opozitë me vete në humnerë.

Teza e dytë e Berishës, është ajo e 30 viteve më parë, që pat vënë në siklet dhe David Binder më 1991. Sot po vë në siklet  Elez Biberaj apo gazetarë të tjerë kritik me qeverinë q ëkanë një profil profesional të spikatur.

E izoluar qarazi nga çdo mbështetje ndërkombëtare, ajo po keqpërdor qëndrime editoriale, apo pikpamje gazetarësh, si qëndrime amerikane, duke I vënë dhe ata në siklet. I tillë është rasti I Elez Biberaj dhe fjalimi I tij në një aktitivitet të shoqatës “Vatra”, aktualisht një shtojcë e degës PD në SHBA. Kritkat e zotit Biberaj ndaj qeverisë dhe opozitës, s ëpari u veçuan, duke përdorur vetëm ato ndja qeverisë. Më pas ato u përdorën si qëndrime të qeverisë amerikane, duke prodhuar dhe tituj të tipit “Amerika foli”.

Kështu ajo që tha Biberaj dhe ajo që u amplifikua  nga opozita për Biberaj, ishin dy gjër atë ndryshme.  Biberaj ka të drejt për plot kritika për qeverinë, ashtu si ka të drejt kur thotë se vendi ka nevojë për një forcë të re politike, për shkak se kjo opozitë nuk e ndryshon dot.

Por mënyra se si opozita keqpërdori Berjaj,  më shumë I prishën punë atij dhe dëmtuan shkrimin e tij, se sa I bëri punë opozitës. Duke e bërë Biberaj palë me kryeministrin, për shkak të impotencës së tyre, liderët parazitarë opozitarë, rrezatojnë mentalitetin e Sali berishës tridhjet vejtë më parë, kur këkront enga një gazetarë udhëzime amerikane se si duhet të vepronin.

Të nëjtën gjë kanë bërë edhe kur dolën nga parlamenti dhe dogjën mandatet. Edhe atëhere përdorën si arsyetim faktin që “Zëri I Amerikës”, ka bërë një raport kritik për Vangjush Dakon. Tani kjo çështje duhet ndarë se kë quan SHBA opozita shqiptare, pasi qeveria amerikane është ajo që foli sot në Tiranë, kurse gazetarët qofshin kritik apo mbështetës të qeverisë, kanë punën e tyre, nuk kanë punët e qeverisë. Por Berisha vuan nga ideja fikse që këta duhen përdorur, me qëllim që pas kësaj, të jenë “o me atë, o kundër atij”. Dhe mjafton kaq për të kuptuar distancën e tij me SHBA. Edhe sikur ti japësh vizë. (Tema)

Next Post
Enver Petrovci “modest”: Isha njëshi në ish-Jugosllavi

Enver Petrovci “modest”: Isha njëshi në ish-Jugosllavi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In