Në qytezën e Ulzës është shënuar një ngjarje e pakëndshme në orët e vona të mbrëmjes së kaluar.
Dy makinat në pronësi të kryetares së PD Ulëz njëkohësisht administratore e kësaj njësie për Bashkinë Mat, Gjelina Kalthi janë shkrumbuar nga flakët pranë banesës së saj.
Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet, ndërsa dyshohet të jetë e qëllimshme.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave./l.m