Profesor Përparim Kabo ka qenë i ashpër ndaj deputeteve të parlementit tonë dhe arsyeja për të është shumë e thjeshtë; jeta e tyre luksoze.
Kabo shprehet më indinjatë se nuk mund të flasin për Arsimin e Lartë gra që kanë veshur 6 mijë euro këpucë dhe që kanë vila qindra mijëra euro në Gjirin e Lalëzit e që ndërkohë fëmijët e tyre studiojnë jashtë vendit.
Kjo sipas Prof. Kabos nuk është as hipokrizi, por poshtërim.
Ja ç’shkruan Kabo:
“A është normale, jo e jo, por edhe njerëzore nëse një grua shtetare shkon në Parlamentin Shqiptar me një palë këpucë të veshura në këmbët e saja që kushtojnë 6000 euro, dhe në të njëjtën kohë flet se Ligji ri për Arsimin e Lartë në vendin tonë, nuk do të rëndojë buxhetin familjar të prindërve të cilët dëshirojnë që fëmijët e tyre të studjojnë në universitete? A është normale, jo e jo, por edhe njerëzore nuk është, nëse një grua në parlament flet për korrupsionin, ndërkohë që ka një vilë në gjirin e Lalëzit e cila kushton qindra mijëra euro? A është normale që flasin për Arsimin e Lartë në Shqipëri, ndërsa fëmijët e tyre studjojnë në universitetet jashtë Shqipërisë!! Hipokrizi është pak të thuash, është poshtërim !
25 korrik 2015 PK”









