Një djalë i ri në Tiranë, i cili ishte fiksuar pas një vajze dhe e përndiqte, ka përfunduar në pranga.
Pasditen e kësaj të mërkure, efektivët e komisariatit Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të Xh. H., 31 vjeç.
Prangosja e të riut u bë, pasi ka goditur me grushte dhe përndjekur në mënyrë të vazhdueshme shtetasen E. D.
Gjithçka pasi kërkonte me ngulm që mes tyre të vijonte një lidhje e ndërprerë.
Ishte e dëmtuara ajo që bëri denoncimin në polici, duke çuar në prangosjen e 31-vjeçarit.
g.kosovari











