Një 35 vjeçar është proceduar nga Policia e Durrësit, pasi është vënë nën akuzë për përndjekje ndaj një 21 vjeçare. Sipas asaj që bëjnë të ditur uniformat blu, është proceduar shtetasi me iniciale G. V. 35 vjeç, banues në fshatin Rreth, të Shijakut. Shkak është bërë denoncimi më datë 23.02.2017, i shtetases M.L. 21 vjeçe, banuese në Rromanat, të Durrësit, pasi pretendon se është përndjekur me makinë nga autori i mësipërm, në fshatin Rreth. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Përndjekja.
ma.me