Përfundojnë në pranga dy doganierë të pikës kufitare Tre Urat në Përmet, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi lejuan që një person të kalonte me goma makinash kontrabandë.
Bëhet fjalë për shtetasit Sokol Kamenica dhe Orland Çepani, dy doganierët që shpërdoruan detyrën duke lënë të kalonin 48 goma automjetesh, që transportoheshin nga shtetasi Odhise Kosta, 50 vjeç, i cili gjithashtu është arrestuar.