Vijojnë aksionet antikanabis, kësaj here në Përmet ku është kapur një sasi prej 400 kg drogë e llojit kanabis sativa në vendin e njohur si “Përroi i fshatit Odriçan”, Njësia administrative Piskovë.
Droga u gjend në një kapanon të përshtatur me llamarina, në proces tharje.
Për shkak të terrenit të thyer autorët kanë mundur të largohen. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autoreve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme./java/a.k