Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Përmet gjatë orëve të mbrëmjes të së martës.
Viktimë e aksidentit ka mbetur një shtetas 25-vjeçar.
Mësohet se viktima, Enea Pasho udhëtonte me mjetin tip “Opel Corsa”, i cili humbi kontrollin e doli nga rruga. Sakaq, policia po heton në lidhje me shkaqet e këtij
aksidenti të ndodhur në afërsi të fshatit Piskovë.