• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përmet/ Kumbaro takon të rinjtë: Të zbulojmë thesaret që zhvillojnë qytetin dhe zonat përreth

by Java News
04/06/2017 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
 “Glikoja dhe rakia janë vetëm klishetë që i dihen Përmetit, se thesaret e vërteta ende nuk janë zbuluar plotësisht”, tha në takimin me të rinjtë përmetarë kandidatja e PS-së, Mirela Kumbaro, takim që u zhvillua së bashku me kryeministrin Rama në sheshin e rilindur të qytetit . Kumbaro vuri theksin tek investimet e kryera në këtë katërvjeçar dhe në ato që qeveria socialiste planifikon të kryejë në një mandat të dytë.
“Investimet e bëra në Përmet janë njësoj si guri që hidhet në ujë dhe zgjeron rrathët.  Kështu edhe ne do të zgjerohemi nga kjo qendër që nuk është thjesht fasadë, por në radhë të parë është emocion për përmetarët dhe ata që vijnë dhe e zbulojnë Përmetin, duke u shtrirë nëpër të gjitha lagjet me gropa të qytetit, të cilat nuk do t’i njihni më, ashtu si sot po ju habit qendra e qytetit” –tha ajo.
“Askush më parë nuk na ka orientuar drejt Përmetit për të na thënë të vizitojmë këtë vend që ka një qytet të jashtëzakonshëm, pyje të jashtëzakonshme, kisha të bukura dhe njerëz të jashtëzakonshëm që gatuajnë më mirë se kudo tjetër, ndërkohë që sot Përmeti është një nga destinacionet e preferuara të turizmit falë jush, por edhe falë qeverisë dhe PS-së që programin e Rilindjes Urbane e ka shtrirë në Përmet më parë se kudo” – tha më tej Kumbaro.
Kandidatja e PS-së në qarkun Gjirokastër ka rikujtuar të rinjtë se tashmë Qendra Historike e qytetit dhe ajo e Bënjës janë pjesë e programit të qeverisë shqiptare me BE dhe investimi do të fillojë brenda vitit, përfshirë këtu edhe rrugën e Leusës dhe rrugën e Bënjës që siç u shpreh Kumbaro “nga krenaria e Përmetit të kthehen në krenari të Shqipërisë”.
 
Por lajmet e mira për përmetarët nuk mbarojnë këtu. Kumbaro përmendi dhe shqetësimin e bizneseve dhe restoranteve në qytet për mungesën e ujit të pijshëm. Ajo njohu të rinjtë përmetarë dhe qytetarët e pranishëm në takim se brenda verës fillon puna për ujësjellësin e ri të Përmetit falë investimit prej 4 milionë euro të qeverisë. Po kështu ajo bëri të ditur edhe shtesën e kontratës për vazhdimin e punimeve në rrugë Këlcyrë – Përmet që pritet të përfundojë së shpejti.
“Fakti që gjithë këto nuk janë bërë në 25 vite nuk është justifikim dhe nuk na qetëson, por na nxit të ecim më shpejt dhe për këtë duhet Programi i Rilindjes Urbane, që sot është shtrirë në të shtatë bashkitë e Qarkut Gjirokastër dhe për 44 muaj i ka shndërruar këto bashki në kantiere të Rilindjes Urbane. Asnjë prej këtyre bashkive e fshatrave të tyre nuk do të jenë më ishuj të shkëputur që duket sikur investimet kryhen në mënyrë të improvizuar, “njëherë mot dal e kullot”, vetëm kur vijnë zgjedhjet. Për ne është punë e përditshme dhe sot nuk jemi këtu për t’ju kërkuar votën për gjërat që do të bëjmë, por është një moment llogaridhënie se si kemi punuar. Do të donim të kishim bërë më shumë, por nuk ka qenë një katërvjecar i lehtë kur jemi të detyruar ta ndajmë pushtetin” – u shpreh Kumbaro.
Ajo ka kërkuar nga përmetarët  besimin për një mandat të dytë, veç për PS-në për të përfunduar reformat e nisura, që siç tha Kumbaro, janë shtrirë në cdo sektor.
“Jemi përpjekur të bëjmë në katër vite, atë punë që nuk ishte bërë në 25 vite.Reformat tona janë shtrirë në çdo sektor.  PS është e vetmja parti që ka treguar se premton dhe i mban premtimet e saj” .
Next Post
SFIDA: Ja faktet sesi ju mashtrojne partitë e vjetra në fushatë!

SFIDA: Ja faktet sesi ju mashtrojne partitë e vjetra në fushatë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In