• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përmbytjet/ Tirana në normalitet, Veliaj: Investimet dhanë efekt

by Java News
01/12/2017 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Më shumë se 1200 punonjës të ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës, Policisë Bashkiake dhe Shërbimit Zjarrfikës dhe shërbimeve sociale, kanë punuar gjatë gjithë natës dhe orëve të para të ditës së sotme për përballimin e situatës së rënduar për shkak të shirave të dendur që kanë përfshirë prej ditës së djeshme të gjithë territorin e vendit. Situatën e ndoqi në terren edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inspektoi zonat periferike ku situata është paraqitur më problematike. Ai ka ndjekur nga afër punën që po bëjnë ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës në Njësinë 6, në mënyrë të veçantë në Rr. “Shaban Bardhoshi” dhe në zonën e ish-Pularisë, ku situata për shkak edhe të ndërtimeve pa kriter është shfaqur problematike.Veliaj tha se situata në zonën urbane të Tiranës është normalizuar, ndërsa nënvizoi se ajo për momentin problem mbeten zonat rurale. Ai theksoi se situata në qytet ka pasur problematika të vogla dhe shumë nga zonat që historikisht kanë qenë problematike në Tiranë, kësaj here nuk kanë qenë shqetësuese. Kjo, sipas tij, falë investimeve afatgjata të Bashkisë së Tiranës. “Fatmirësisht Tirana nuk ka patur problematikat e viteve të kaluara; sigurisht, ky është një shpërblim për punën që u bë gjatë verës me investime. Lumi i Tiranës ka qenë pika më nevralgjike dhe më problematike, por jo vetëm që nuk doli nga shtrati, por i gjithë debati pse duhej bërë ky investim në Lumin e Tiranës dhe pse duheshin zhvendosur disa nga komunitetet nga Bregu i Lumit, besoj e mori përgjigjen. Arsyeja pse duheshin zhvendosur ato komunitete është që lumi të kufizohej, të mos përmbyste gjithë Tiranën, ndaj besoj e kaluam me sukses atë provë”, tha Veliaj.

Ai theksoi se e njëjta situatë është paraqitur edhe në Lumin e Lanës, ku pastrimi i kryer gjatë verës bëri që edhe aty të shmangen përmbytjet. “E njëjta gjë vlen edhe për Lanën. Punuam verës për të pastruar Lanën, që kur të vinte vjeshta dhe dimri të na gjente me një Lanë që për herë të parë në këtë nivel reshjesh nuk doli nga shtrati. Kështu që, do të vazhdojmë periodikisht me pastrimin e Lanës, le të themi që janë tre damarët kryesorë të ujit në Tiranë, Lumi i Tiranës, Erzeni dhe Lana që shkon mes përmes Tiranës”, shtoi Veliaj.

Por, ndërsa situata për shkak edhe të mirëmenaxhimit dhe investimeve është paraqitur e normalizuar në zonën urbane, Veliaj bëri të ditur se vështirësi janë konstatuar në zonat periferike dhe sidomos në zonën rurale. “Kemi disa problematika ende sidomos në zona periferike, siç është kjo zonë në Kombinat, Rr. “Shaban Bardhoshi”. Siç e shikoni, në shumë prej këtyre kanaleve kullues të improvizuar banorët kanë ndërtuar m’u rrëzë tyre. Duhet të kuptojmë një gjë: siç sillemi me natyrën, ashtu edhe natyra sillet me ne. Siç e shikoni, jo vetëm që është ndërtuar në rrëzë, në mënyrë informale, por pjesa më e madhe e pastrimit që ndodh në kanale ka të bëjë me qese plastike, shishe plastike, me gota, tasa, kolltukë, divane: kjo nuk shkon!”, theksoi kreu i Bashkisë së Tiranës.

Sa i përket zonave rurale ai evidentoi situatën që paraqitet në disa zona të Pezës dhe Zall-Bastarit. “Kemi disa problematika në disa fshatra, sidomos në zonën e Pezës, disa ura që lidhin kodrat prej shtufi kanë pasur shembje. Kemi vendosur sinjalistikë, u kërkojmë banorëve të shmangin udhëtimet në këto zona rurale dhe në disa fshatra të thella të Zall-Bastarit”, tha Veliaj.

Pavarësisht se situata në shumicën e territorit të Tiranës paraqitet e stabilizuar, ai theksoi se ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës me gjithë kapacitetet e tyre njerëzore dhe mjete do të jenë në terren për të monitoruar dhe ndërhyrë në zgjidhje e çdo problemi ekzistues apo që mund të shfaqet në orët në vijim. “Do vazhdojmë gjatë gjithë ditës së sotme pastrimin, fakti që problemet në Tiranë janë reduktuar në këto, le të themi kanale të lagjes, është një lajm i mirë për Tiranën dhe për pjesën më të vështirë që kaluam”, u shpreh Veliaj.

Një nga çështjet për të cilat mbetet sfidë për Bashkinë e Tiranës në orët në vazhdim është ajo që ka të bëjë me furnizimin me ujë. “Disa nga nënstacionet që pompojnë ujë, përveç stacioneve elektrike, janë jashtë funksionit, sidomos ai i Laknasit, Bërxullit, në zonën e Kasharit. Kjo do të thotë që deri sa të stabilizohet ai nënstacion, që të furnizojë depot me energji, që pastaj mund të pompojnë ujin, do të kemi problematike në rrjetin e ujit të pijshëm. U kërkoj të gjithë qytetarëve që ta përdorin me kursim ujin e pijshëm, duke qenë se jemi në një situatë problematike në orët e ardhshme”, bëri të ditur Veliaj.

Nisur nga fakti që zona urbane e Tiranës nuk është prekur nga situata e përmbytjeve dhe se problematika kryesore është hasur në zonat kufitare të Bashkisë së Tiranës, Veliaj kërkoi bashkëpunimin e bashkive fqinje për të marrë masat e duhura dhe për të ndërhyrë kudo ku ka problematika. “Kam një apel për kolegët e bashkive të tjera, nuk mjafton që të pastrojmë vetëm ne në Tiranë sepse në qoftë se nuk pastrohet edhe kanali në Vorë, edhe kanali në Kamëz, atëherë sigurisht krijohet një efekt tapë dhe shumë prej problemeve që ju patë në zonën kufitare mes Vorës dhe Tiranës, në disa akse në qendrat tregtare apo edhe në anën tjetër të bregut të lumit, kërkon pak ndihmë edhe nga bashkitë fqinje. Rrjetet e ujit i kemi të përbashkëta, do të thotë që çfarë del në Tiranë duhet të kullojë në Vorë dhe në Kamzë, kështu i ftoj edhe kolegët e bashkive të tjera që edhe ata të jenë në krye të detyrës, të ndihmojnë me këtë pastrim, në të kundërt i gjithë intensiteti i punës që kemi në Tiranë shkon dëm”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Ai ka falënderuar të gjithë punonjësit e Bashkisë së Tiranës që gjatë gjithë natës kanë qenë në terren, për të monitoruar dhe menaxhuar situatën, duke i ardhur në ndihmë qytetarëve që janë gjendur në vështirësi si rrjedhojë e reshjeve të dendura. “Një falënderim të veçantë të gjithë kolegëve që janë heronj të qytetit tonë. Kemi pasur 1200 vetë në shërbim gjatë gjithë natës. Tani në orët e para të mëngjesit po rikuperojmë pak energji për një ditë tjetër sfiduese që na pret, por për gjithë kolegët e Policisë Bashkiake, të zjarrfikëseve, të agjencive tona që merren kryesisht me pastrimin, me emergjencat, punëtorët e qytetit, ushtria dhe Policia e Shtetit kanë bërë një punë të jashtëzakonshme, kështu u jam pafundësisht mirënjohës dhe fakti që Tirana i bëri ballë kësaj situate është kryesisht për meritë të tyre”, përfundoi Veliaj.

Next Post
Përmbytjet, Rama: I gjithë shteti është në këmbë, jemi në situatë të jashtëzakonshme

PERMBYTJET/ Policia e Shtetit: Akset rrugore që duhen shmangur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In