• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përmbytjet si fatkeqësi natyrore dhe fatkeqësi shtetërore

by Mero Baze
08/01/2026 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Përmbytjet, të cilat për fat e kanë mbajtur me hatër qeverisjen e Edi Ramës në 12 vite, janë një rast i mirë për të na kujtuar nevojën e një politike afatgjatë shtetërore për të ringritur një sistem të sigurt të mbrojtjes së tokës në Shqipëri. Shqipëria e ka pasur një sistem të tillë gjatë komunizmit. Në vitin 1990, Shqipëria kishte 280 mijë hektarë tokë të drenazhuar dhe bonifikuar, që nuk përmbytej më nga uji, mbi 10 mijë kilometra kanale kulluese, rreth 700 stacione pompimi dhe një sërë hidrovoresh, që shërbenin për të mbrojtur tokat nën nivelin e detit, si dhe mbi 3 mijë vepra hidroteknike, si: diga, ura, sifonë, kanale të mbuluara, tunele ujitëse, kanale devijuese, vepra shkarkimi, etj.

Privatizimi dhe copëzimi i tokës, zhdukja e fermave të mëdha bujqësore dhe mungesa e një politike afatgjatë nga shteti, gjatë 35 viteve, shkatërruan thuajse gjithçka.

Të gjitha investimet e bëra në këtë drejtim nga qeveritë janë sporadike, të pjesshme dhe të paintegruara në një plan të përgjithshëm kombëtar, që synon të mbajë në këmbë sistemin e bonifikimit në vend.

Studimet mbi humbjen e tokës nga erozioni tregojnë se Shqipëria ka një normë të lartë mesatare të humbjes së tokës, rreth 20–30 ton për hektar në vit, dhe në disa zona të pjerrëta kjo shifër mund të arrijë edhe mbi 100 ton/ha/vit, në kushte ekstreme. Kjo nuk është domosdoshmërisht sipërfaqe e humbur, por sasi e dëmtuar toke nga erozioni.

E gjithë kjo ka nevojë për një vëmendje shtetërore me politika afatgjata, pasi investimi në të gjithë sistemin – dhe jo në segmente të caktuara sipas fuqisë lobuese të zonave të veçanta apo deputetëve më të fuqishëm politikisht – është pjesë e sigurisë kombëtare. Politikat afatgjata janë të vetmet që e garantojnë atë.

Edhe gjatë komunizmit, në pesëvjeçarin e fundit, ra fuqia mirëmbajtëse e sistemit, për shkak të krizës ekonomike, dhe rreth 30 për qind e infrastrukturës nisi të degradonte. Pas vitit 1990, degradoi gjithçka.

Shteti shqiptar sot është një shtet i pasur dhe mund ta bëjë këtë. Bonifikimi dhe mbrojtja e tokës përputhen edhe me momentin ekonomik të Shqipërisë, pasi jemi në kulmin e zhvillimit të turizmit dhe kjo politikë ndihmon që bujqësia të ndjekë turizmin dhe të shndërrohet në një ekonomi të qëndrueshme afatgjatë.

Natyrisht, kjo ka nevojë të shoqërohet me reforma të dhimbshme mbi tokën dhe pronësinë, sipas ligjit 7501, duke i detyruar me anë të ligjit poseduesit e parcelave të vogla të bashkojnë tokën në ekonomi më të mëdha dhe rentabël, në formën e kooperativave, ose ta ofrojnë atë për shitje me çmime toke bujqësore, vetëm për qëllime bujqësore.

E gjithë kjo mund të motivojë investimet dhe t’u japë kuptim investimeve të mëdha shtetërore.

Për këtë arsye, përmbytjet si kjo e tanishmja janë një kujtesë e mirë për atë që duhet të bëjë shteti dhe qeveritë, në një të ardhme sa më të afërt. Investimi për mbrojtjen e tokës dhe dhënia fund e kaosit urban – ndërtimi në tokë buke, ndotja e mjedisit dhe shkatërrimi i kanaleve – është urgjent.

Pa përmbytje, ne do të shikojmë fytyrën e vërtetë të Shqipërisë, me miliona plastmasa të varura në pemët buzë Vjosës, Semanit, Shkumbinit, Matit e Drinit. Humbja e pritave malore në përrenj dhe rrjetat që mbledhin mbeturina plastike, po i kthejnë lumenjtë malorë në lumenj “indianë” të ndotur dhe të frikshëm, për nga sasia e mbetjeve që shkojnë drejt detit.

Kjo është një emergjencë tjetër kombëtare. Duhet të jetë objekt i debatit politik në vend dhe prioritet i qeverisë dhe qeverive që do të vijnë më pas, pasi kjo është pjesë e sigurisë sonë kombëtare dhe e pasurisë sonë kombëtare.

Kjo pjesa tjetër populiste – që kur përmbyten banorët e kënetës, që kanë shkuar të ndërtojnë mbi një kënetë, të cilën nuk e thau dot as Jakomoni, as Hrushovi, as Mao Ce Duni, as Enver Hoxha, por papërgjegjësia e tranzicionit ua la ta “thajnë” – është humor i zi dhe kalon shpejt.

Është e njëjtë me fatkeqësinë e banorëve të Novoselës, që kanë shkuar të ndërtojnë buzë Vjosës, apo atyre të Lezhës e Shkodrës, që ndërtojnë në fusha, në deltat e lumenjve dhe mbi kolektorë.

Nuk është faji i tyre, por nuk është as hall që ua zgjidhim dot brenda javës, nëse nuk vendosin të largohen pak nga pak andej.

Beteja politike duhet të përqendrohet te një politikë afatgjatë kundër përmbytjeve, pasi betejat afatshkurtra – me kompensime, shpërblime dhe arnim – i fiton qeveria. Po qe se bie tërmet, pandemi, përmbytje apo zjarr, qeveria ka aq lekë sa t’i qetësojë njerëzit dhe nuk fiton dot gjë duke i politizuar ato. Kjo është e provuar.

Përvoja ka treguar se beteja të tilla i fiton ai që ka pushtetin. Betejën për një Shqipëri të sigurt nga përmbytjet duhet ta fitojmë të gjithë, duke i bërë presion çdo qeverie për një politikë që të shpëtojë tokën e Shqipërisë nga përmbytjet dhe t’i kthejë lumenjtë e këtij vendi në bekim, dhe jo në fatkeqësi.

Next Post
Zjarr në tregun e rrobave të përdorura te “5 Maji” në Tiranë/ Ja pamjet

Zjarr në tregun e rrobave të përdorura te “5 Maji” në Tiranë/ Ja pamjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In